Bregu-Meksit: Shqiperia nuk integrohet me këshilltarin Shane Korbeci

Çështje e cila për fatkeqësinë tuaj vë në përdorim shoferi juaj. Ky është respekti i shtetit ligjor atë pjesë të turpit, të lutem shumë mbaje për vete kam qenë unë këtu, që në 2007 ju kam kërkuar të dorëzonit makinën që mbanit ju peng. Dhe për të vërtetuar të gjitha këto gjërat e turpit, vijoi Bregu duke u shprehur se unë do ti depozitoj këtij kuvendi të gjitha letrat dhe të gjithë raportin e KLSH dhe të gjithë korrespondencën e nisur nga viti 2005. Është e lehtë që ju dhe stafi juaj që iu bënin fresk juve dhe pas vitit 2005, që ishin të varur majtas dhe jo të pavarur të kenë gojën dhe guximin të dalin e të flasin publikisht me rrenga dhe budallallëqe. Sa për administratën publike, dhe të specialistëve ju nuk keni guximin të mohoni sot asgjë, sepse fatkeqësisht ju nuk patët kurrë komoditetin që për tre vjet me radhë për sa ju desh kësaj marrëveshje, për tu përmbyllur ju shkoni dhe sju priste njeri në Bruksel dhe me zor arritët të mbyllnit negociatat për tre vjet. Unë vazhdoj, sepse kam të drejtë të vazhdojë, e keqja juaj zonjë është se integrimi në Bruksel, nuk kalon me këshilltarë si Shane Korbeci që kishit ju. Nëpërmjet kësaj akuze, Bregu i kujtoi socialistes Meksi se integrimi i Shqipërisë nuk mund të bëhet me ministra të kohës së Enver Hoxhës, siç ka qenë Shane Korbeci. Ndërkohë që e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e deputetes Meksi e cila e akuzoi ministren Bregu si arrogante dhe vulgare. Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi ju përgjigj ministres së Integrimit, Majlinda Bregu duke u shprehur se duam ministrat, por jo arrogancën e vulgaritetin e këtyre llojë ministrave, sepse besoj se nuk është ky standardi për të shkuar në BE. Me këtë rast për një çështje që nuk e kam ngritur kurrë, sepse më duket shumë e ulët, një minimum respekti për statusin e deputetit.
Alibeaj-Meksit: 90 % e çështjeve janë zgjidhur në 2008
Menjëherë, pas fjalës së deputetes Meksi, ka reaguar ministri i Drejtësisë, i cili ka përmendur shifra, duke thënë se nga 18512 çështje në vitin 2008, janë ekzekutuar në masën 90 përqind. Ndërsa duke folur për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ministri Alibeaj, tha se kjo nuk i takon përmbarimit, por procedurat janë në një mënyrë krejt të ndryshme nga sa pretendohet. Përsa i takon pjesës së vendimeve të paekzekutuara (10%) ai tha se "ato janë detyrime që shteti i mbart që para vitit 2005, kur administrata e PS-së e asaj kohe, nuk kishte asnjë lloj brejtje ndërgjegje për mospërmbushje të detyrimeve ligjore nga vendimet gjyqësore. Ndaj është detyruar kjo qeveri, sepse e konsideron shtetin një të tërë dhe jo të Partisë Demokratike, që të respektojë të drejtat e individëve. Vetëm në vitin 2008, nga buxheti i shtetit janë paguar mbi 6 milion euro, si detyrime ndaj individëve të mbartura nga viti 2005", sqaroi ministri i Drejtësisë, Alibeaj.