Berisha: Aplikimi i Shqipërisë për në BE, brenda presidencës çeke

Qeveria shqiptare është e vendosur të aplikojë brenda presidencës çeke për statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo deklaratë vjen nga kreu i qeverisë, i cili mënjanon çdo dyshim të ngritur në lidhje me këtë çështje. Gjatë mbledhjes së grupit kuvendor demokratë, kryeministri e cilësoi normale shtyrjen për pak kohë të procesit, por nga ana tjetër sqaroi se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në të gjitha fushat.
Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, u shpreh Kryeministri Berisha. Sipas kreut të qeverisë, ku rezultat erdhi si sukses i madh i reformave të gjithanshme, që sipas tij koinçidon me samitin e Strasburgut. Presidenca çeke shpresoj të krijojë këshillin, por natyrisht Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda Presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit. Se mund të shtyhet pak është normale. Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja , edhe raporti i Komisionit Europian është i tillë që jep dritën jeshile tërësisht për Shqipërinë, ka theksuar ai. 'Muajin prill, kreu i qeverisë e konsideroi si muajin historik të vendit. Ky është një moment historik, është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, vijoi Berisha duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë punonjësve të administratës që me përkushtimin e tyre me reformat që projektuan dhe ndërmorën me ligjet dhe vendimet që mori ky parlament ia dolën të shembin në një kohë rekord të gjitha muret që procesin e Stabilizim Asociimit e kishin shndërruar në vegun e Penelopës. Duke e cilësuar këtë një moment historik, Kryeministri tha se aplikimi për statusin e kandidatit është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull. Sipas tij, kjo arritje u bë e mundur në saj të përpjekjes së qeverisë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar bashkërisht për çështjet e mëdha me opozitën. Këtë moment historik e kanë bërë të mundur politikat e shkëlqyera të ndjekura nga qeveria. Këto politika kanë bërë që, me gjithë sirenat e pikëllimit që i dëgjojmë nga disa eksponentë të opozitës se ka krizë, Shqipëria të mos ketë krizë. Këtë e bëri të mundur një partneritet i paprecedent që u vendos mes qeverisë qendrore dhe qeverive vendore, dimensionet e reja të mëdha që njohu procesi i decentralizimit gjatë këtyre tre viteve, theksoi Berisha. Shefi i qeverise foli më tej edhe për krizën ekonomike, e cila sipas tij ka dhënë vetëm efekte dytësore dhe me nisjen e investimeve të parashikuara, situata ekonomike në vend do të njohë veç rritje. Gjithashtu, Berisha ka shprehur mirënjohjen dhe ka falënderuar edhe 27 vendet anëtare të BE, që në një kohë rekord ratifikuan këtë marrëveshje. Për 27 qeveritë dhe 27 parlamentet e këtyre vendeve, forcat e tyre politike në parlament ku shprehën me nota pozitive vlerësimet më të mëdha për reformat dhe suksesin e reformave të kësaj qeverie dhe e votuan këtë marrëveshje në unison të plotë, theksoi Berisha.