Kriza e socialistëve, Edi Rama ofron para për njerëzit e LSI

Njerëzit e kryesocialistit mesazhe oferta njerëzve të LSI për tu bashkuar me PS
Taktika e Edi Ramës për të përçarë LSI duket se po tregon krizën e thellë të besimit që ka mbërthyer këtë parti dhe panikun për humbjet e zgjedhjeve të vitit 2009. Siç mësohet nga burime brenda PS por edhe brenda LSI, Edi Rama nëpërmjet njerëzve të tij është duke bërë pazare me njerëz të ndryshëm duke ju dhuruar para dhe vende pune, leje ndërtimi apo tenderë për hir të shout elektoral dhe bashkimit të tyre me partinë e tij. Politika e re e Edi Ramës po kthehet në politikë pazaresh të ndyra matrapazësh midis njerëzve të Edi Ramës njerëzve që joshen nga ofertat e kryebashkiakut. Tashmë PS është në një nga pozicionet më delikate të historisë së saj gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Pas unifikimit të opozitës në vitin 2007 dhe fitores së bashkive të mëdha nga e majta, viti 2009 duket se po e çon opozitën shqiptare më të dobët se kurrë. Nëse në 2005 humbja e PS ju faturua LSI, një pjesë e socialistëve këtë humbje ja faturojnë Fatos Nanos, i cili nuk mundi të unifikonte qëndrimin e së majtës, por që gjithsesi kishte brenda saj PSD, PDS, PAD, PDNJ dhe PA e Xhuvelit. Mos rakordimi apo gjetja e gjuhës me partinë e Ilir Metës, duket se nxori në opozitë të majtën e kryesuar nga Fatos Nano. Padyshim që në këtë humbje ka një lloj përgjegjësie edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama i cili sabotoi në çdo hap fushatën e PS, faj ky që socialistët e dinë shumë mirë por që nuk kanë dashur tia atribuojnë asnjëherë liderit të tyre të sotëm. E majta e sotme e kryesuar nga Edi Rama është më e përçarë se kurrë ndonjëherë. PDNJ, PAD, PA sot ndodhen në krahun e kundërt të së majtës, ndërkohë që LSI po faktorizohet duke u futur midis së majtës dhe qendrës duke marrë një grupim të madh votuesish të cilët nuk e ndjejnë veten në PS për shkak të përçarjes që ka mbjellë politika e Edi Ramës, por as në PD për pakënaqësi me qeverisjen e Berishës. Ndërkohë që krijimi i PS 91 ka sjellë një tjetër përçarje në gjirin e PS duke krijuar një tjetër strukturë që heq vota nga grupimi i PS. Pra PS e Edi Ramës, duket se ka ngelur e vetme me dy parti fantazmë të së majtës, PSD dhe PDS, si dhe me partinë e re të George Soros G99 e cila drejtohet nga Veliaj&Ekonomi, por që kanë vetëm elektorat të cilin do ja japë borxh Edi Rama. Kryesocialisti Rama tashmë ka përpara vetes një sfidë tej mase të vështirë, sfidë e cila duket se rrezikon përfundimisht karrierën e tij politike dhe jetën e tij publike. Humbja e zgjedhjeve të qershorit e vendos kryesocialistin Rama në pozita shumë të vështira përballë paraardhësit të tij Nano, i cili është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Socialiste, por do të qëndrojë aty për të larguar Edi Ramën nga kjo parti në mo0mentin më oportun dhe të rikrijojë një të majtë të bashkuar me unifikimin e të gjitha forcave progresive të majta. I ndodhur në këtë situatë paniku, Edi Rama ka filluar të ndërmarrë një fushatë antiLSI, me largime personazhesh nga kjo parti. Dalja në skenë e PS 91 dhe largimi i një pjese të konsiderueshme militantësh nga kjo parti detyron kryesocialistin Rama të mbushë panikun e radhëve të tij me emra anëtarësh fiktivë të LSI, të cilët mesa duket kanë ngelur të pakënaqur nga lista për deputetë e kësaj partie. Rasti i parë ndodhi me dajën e Erion Velisë, për të vazhduar me Uruçin dhe për të pasuar me laprakasit e Ramazan Buzit. Gjithashtu këto ditë Edi Rama ka futur ne lojë njerëzit e tij më të afërt të cilët po punojnë me anëtarësinë e LSI për të kaluar në radhët e PS. Mesazhet e Auron Tares dhe njerëzve të tjerë në drejtim të njerëzve të LSI, duket se do të denoncohen nga kjo parti dhe do të publikohen në media për të sqaruar pazaret e Edi Ramës.
Kjo lojë e Edi Ramës do të vazhdojë dhe në ditët në vijim ndërkohë që siç mësohet nga LSI, ditët në vijim do të ketë eksod masiv nga radhët e PS së Edi Ramës. Janë shumë organizatat të PS të cilat janë duke shkuar në drejtim të LSI por që Ilir Meta nuk ka pranuar ti bëjë publike deri në momentin që Edi Rama do të bëjë pblike listat e deputetëve.