E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, mocion debati kryeministrit për krizën ekonomike

Xhufi:Ne kemi një program për përballimin e krizës                                                                     Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar dje në protokollin e Kuvendit një kërkesë për mocion debati me Kryeministrin mbi çështjet që lidhen urgjentisht me krizën dhe efektet e saj në Shqipëri, si dhe për masat eventuale që Qeveria duhet të marrë. Kjo parti e ka shprehur shqetësimin e saj për krizën ekonomike prej disa ditësh dhe i ka kërkuar Qeverisë gjithashtu, të hartojë një Plan Antikrizë dhe ta sjellë atë në parlament. Më pas,të merren parasysh edhe propozimet e LSI pas hartimit të këtij plani. Ngritja e shqetësimit nga LSI, por edhe nga opozita aktuale ka një kontraditë me Qeverinë.

Për faktin se, ministri i Financave Ridvan Bode nuk i ka kursyer deklaratat e tij për rritje ekonomike dhe se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike globale. Ndërkohë, që bota është infektuar nga kjo krizë dhe qytetarët shqiptarë ankohen për varfërinë, papunësinë etj.Lidhur me këtë shqetësim të LSI,ka reaguar zv/kryetari dhe njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar të LSI. Pëllumb Xhufi. Duke iu referuar shqetësimit të ngritur nga LSI, sipas Xhufit kjo iniciativë e ngritur mbi një shqetësim real, lind nga një qëndrim i papërgjegjshëm, krejtësisht injorues i Qeverisë dhe i Kryeministrit, ndaj asaj që ndodh sot në të gjithë botën e largme dhe afër Shqipërisë.
Alarmi i krizës ka filluar të shfaqet
Përtej çdo alarmizmi, sepse nuk është qëllimi ynë të ngremë alarme, por përtej çdo alarmizmi efektet e krizës ndihen edhe në Shqipëri, u shpreh Xhufi. Ai deklaroi se ky alarm ndihet në rënien e produktit të përgjithshëm bruto, që parashikohet të bjerë nga 6 në 3 për qind, ndihet në rënien e eksporteve, në rënien e remitancave që vijnë nga qytetarët shqiptarë që punojnë jashtë vendit, ndjehet në rritjen e papunësisë që godet në mënyrë tragjike shtresat më të pambrojtura të popullsisë, ndihet në uljen e masës së kreditimit nga bankat për bizneset, apo dhe në atë që e ndiejnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht se cilës shtresë i përkasin, edhe në rënien e lekut. Xhufi tha se  LSI është shumë e shqetësuar edhe duke hetuar lëvizjet e fundit ekonomike financiare që Qeveria ka paralajmëruar të bëjë. Ai kujtoi para disa ditësh FMN, e cila ka paralajmëruar Qeverinë Berisha, në mënyrë që të ardhurat të shpenzohen me efikasitet dhe ekskluzivisht në mbështetje të stabilizimit dhe të buxhetit të shtetit. Xhufi u shpreh se Qeveria Berisha, në vend që të rrisë rolin kontrollues dhe mbështetës të shtetit në këto situata, i është futur një politike privatizimi, ka privatizuar dhe asetet më të fundit që shteti zotëron në disa nga kompanitë më të rëndësishme private, bëhet gati të bëjë privatizime të tjera strategjike. Këto të ardhura, në vend që ti devijojë dhe ti kanalizojë në mbështetje të buxhetit, i përdor për qëllime demagogjike dhe për qëllime elektorale. Për të rritur, ndër të tjera, dhe kontrollin mbi mediat apo dhe mbi shoqërinë civile.Në këtë situatë, vijoi Xhufi LSI ka kërkuar këtë ballafaqim urgjent me Qeverinë dhe me Kryeministrin, nga i cili në shpresojmë dhe jemi të sigurt se do të dalin të dhëna dhe një situatë shumë më tepër reale se sa ajo që nga pikturon zoti Berisha dhe ministrat e tij mbi premisat e krizës, mbi efektet e krizës dhe mbi masat që duhen marrë për ta parandaluar atë. Sipas Xhufit,LSI ka tashmë një program të saktë për masat që duhen marrë në funksion të përballimit të kësaj krize. Duke e cilësuar Qeverinë, një Qeveri gazmore, siç është kjo e jona, e cila duket se jeton në një botë tjetër, sipas Xhufit jo vetëm që nuk e përballon, nuk i qaset problemit shqetësues të krizës, por e injoron atë dhe me një sfidë që nuk është aspak realiste. Kryeministri Berisha, i cili kur bëhet fjalë për mirë e konsideron Shqipërinë si një pjesë integrale të botës globale, kurse në të keq, siç është rasti i kësaj krize, e konsideron Shqipërinë si një ishull të lumtur që nuk ka lidhje aspak me atë çka ndodh rreth e rrotull.

Last Updated on Tuesday, 03 March 2009 15:50

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›