E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazliç", Hipoteka bllokon kërkesën e Prokurorisë

Zyra e regjistrimit të pasurive ka "bllokuar"
Prokurorinë e Tiranës gjatë hetimeve për shtetasin
serbo-boshnjak Damir Fazliç, i cili akuzohet
për "pastrim parash". Deri dje në tavolinën e
punës së hetuesve të çështjes nuk është kthyer asnjë
përgjigje nga Hipoteka, e cila ka varësi nga Ministria
e Drejtësisë. Zyrtarë të akuzës qendrore, pa
dashur të hapin polemika, pohojnë se hetimet janë
në vendnumëro, pasi pritet përgjigjja nga këto zyra
për të operuar më tej. Hetuesit dyshojnë se "bllokimi"
është kryer me vetëdashje, duke sjellë zvarritjen
e hetimeve për mikun e shpallur të Kryeministrit Sali
Berisha. Disa ditë më parë, prokuroria u kërkoi
hipotekave, doganave, tatimeve, Qendrës Kombëtare
të Regjistrimeve dhe Agjencisë së Prokurimeve
Publike, krahas 19 bankave që funksionojnë
në vend, që të evidentojnë pasuritë e biznesmenit
Damir Fazliç. Prokurorët kanë firmosur kërkesën për
verifikimin e pasurive të Fazliçit, nëpër këto institucione
dhe bllokimin e menjëhershëm të tyre, në
mënyrë që t‘i japë mundësinë organit të akuzës të
vendosë në gjykatë sekuestro preventive për këto pasuri.
Shkresa tip, e cila i është dërguar Hipotekës,
përmban numrin e protokollit 6107 dhe datën 10
tetor 2008. Në të është shënuar se Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë ka në hetim procedimin penal
me numër 3258, regjistruar më datë 7 tetor 2008, në
ngarkim të shtetasit Damir Fazliç, për veprën penale
të "pastrimit të produkteve të krimit", parashikuar
nga neni 287 i Kodit Penal. "Në funksion të këtyre
hetimeve kërkojmë të verifikoni dhe bllokoni të gjitha
pasuritë e paluajtshme në të gjitha Zyrat Vendore të
Regjistrit të Pasurive në Republikën e Shqipërisë, ku
janë pronarë të vetëm ose bashkëpronarë në dhjetë
shoqëri. Dyshohet se Fazliçi në disa kompani është
ortak ose anëtar i grupit mbikëqyrës. Burime nga
Hipoteka deklaruan se do të zbatojnë ligjin njëlloj si
për çdo çështje tjetër. Por, deri dje, asnjë përgjigje nuk
është dërguar në prokurori, duke "bllokuar" tani për
tani hetimet e prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›