Rokadë "shefash" në policinë e Tiranës
Ndryshime të reja priten në Drej
torinë e Policisë së Tiranës pas
emërimit të drejtorit të ri të saj. Disa
komisariate duket se do të ndryshojnë
krerët e tyre, por lëvizje mendohet
të ketë edhe në postet e zv/
drejtorëve apo shefave të sektorëve.
Burimet policore bëjnë të ditur se me
ardhjen e drejtorit të ri të Policisë së
Tiranës, Hamdi Fjora, pavarësisht se
ai u prezantua si drejtor i përkohshëm,
pritet të ketë edhe disa rokada
në pozicione poshtë tij. Sipas informacioneve,
këto ndryshime do të
prekin shefat e komisariateve 1, 5 dhe
6. Shefat e tre komisariateve, përkatësisht
Nikollë Vatnika, Roland Peleshi
dhe Dritan Lamaj, do të zëvendësohen
nga oficerë të tjerë karriere, pavarësisht
se deri dje ende nuk janë
dhënë emra konkretë. Gjithashtu,
burimet nga uniformat blu shpjegojnë
se ndryshime do ketë edhe për
shefat e sektorëve dhe seksione në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo do
të thotë se oficerët aktualë do të transferohen
në detyra të tjera. Megjithatë,
ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar
se kush do të jenë zëvendësdrejtorët
e rinj në krah të Fjorës. Nga informacionet
e deritanishme rezulton
se lëvizjet do të bëhen brenda
radhëve të kësaj drejtorie dhe nuk do
të ketë "prurje" të reja. Policia shpjegon
se kjo reformë bëhet për rritjen e
intensitetit të punës në sektorë të
ndryshëm sipas detyrave konkrete, të
porosive të Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Shtetit, në kuadrin
e luftës kundër kriminalitetit dhe dokumentimin
e veprave penale të vjetra,
duke çuar edhe më tej punën e
ish-kreut të Policisë së Tiranës, Mehmet
Rrumbullaku, i cili dha
dorëheqjen vetëm pak ditë më parë
dhe u emërua në krye të Akademisë
së Policisë.
torinë e Policisë së Tiranës pas
emërimit të drejtorit të ri të saj. Disa
komisariate duket se do të ndryshojnë
krerët e tyre, por lëvizje mendohet
të ketë edhe në postet e zv/
drejtorëve apo shefave të sektorëve.
Burimet policore bëjnë të ditur se me
ardhjen e drejtorit të ri të Policisë së
Tiranës, Hamdi Fjora, pavarësisht se
ai u prezantua si drejtor i përkohshëm,
pritet të ketë edhe disa rokada
në pozicione poshtë tij. Sipas informacioneve,
këto ndryshime do të
prekin shefat e komisariateve 1, 5 dhe
6. Shefat e tre komisariateve, përkatësisht
Nikollë Vatnika, Roland Peleshi
dhe Dritan Lamaj, do të zëvendësohen
nga oficerë të tjerë karriere, pavarësisht
se deri dje ende nuk janë
dhënë emra konkretë. Gjithashtu,
burimet nga uniformat blu shpjegojnë
se ndryshime do ketë edhe për
shefat e sektorëve dhe seksione në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo do
të thotë se oficerët aktualë do të transferohen
në detyra të tjera. Megjithatë,
ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar
se kush do të jenë zëvendësdrejtorët
e rinj në krah të Fjorës. Nga informacionet
e deritanishme rezulton
se lëvizjet do të bëhen brenda
radhëve të kësaj drejtorie dhe nuk do
të ketë "prurje" të reja. Policia shpjegon
se kjo reformë bëhet për rritjen e
intensitetit të punës në sektorë të
ndryshëm sipas detyrave konkrete, të
porosive të Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Shtetit, në kuadrin
e luftës kundër kriminalitetit dhe dokumentimin
e veprave penale të vjetra,
duke çuar edhe më tej punën e
ish-kreut të Policisë së Tiranës, Mehmet
Rrumbullaku, i cili dha
dorëheqjen vetëm pak ditë më parë
dhe u emërua në krye të Akademisë
së Policisë.