E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet identiteti i rremë i Ilir Kumbaros

Spiuni mbetet spiun" deri
në fund të jetës së tij. Kësaj
thënie nuk i ka shpëtuar
pa u përfshirë edhe Ilir
Kumbaro. Pas largimit nga Shqipëria,
në fund të vitit 1996, ai ka
zgjedhur si vend fshehjeje Londrën,
njësoj si shumë kolegë të
SHIK. Por, Kumbaro është treguar
shumë i kujdesshëm në zgjedhjen
e identitetit që do të përdorte. Ai
nuk ka përdorur ndonjë emër shqiptar
apo kosovar në kërkimin e
azilit politik.
Ish-oficeri SHIK-ut, i arrestuar
disa ditë më parë në Londër, gjatë
12 viteve fshehje në Angli ka përdorur
një sërë identitetesh të
rreme. Kjo për t‘i shpëtuar prangosjes
pas shpalljes si "wanted" në
vitin 2000, nga Interpol Tirana.
Gazeta ka zbuluar se Kumbaro
kishte kërkuar azil pranë Ministrisë
së Brendshme si shtetas çek.
Emri i përdorur prej tij është Shaqa
Shatri. Po me këtë identitet, ai është
paraqitur në gjykatë, gjatë seancës
së parë gjyqësore të ekstradimit.
Kumbaro, në mënyrë
mjeshtërore, ka mundur të bindë
autoritetet britanike se ai ishte
shtetas çek, i cili persekutohej në
vendin e origjinës. Mospasja e
shenjave të gishtave për të ka
qenë avantazhi i përdorur nga ishspiuni
shqiptar për t‘i hedhur "hi
syve" autoriteteve britanike të
emigracionit. Ministria e Brendshme,
pa e ditur se Kumbaro ishte
njeri prej shtetasve më të kërkuar
shqiptarë, nga Interpoli ka pranuar
kërkesën e për azil. Më 7 nëntor
1998, po kjo ministri i ka garantuat
atij leje qëndrimi përgjithmonë
në Britaninë e Madhe. Dokumenti
për pranimin e azilit është
pjesë e dosjes së ekstradimit.
Burime policore nga "Scotland
Yard" (policia angleze) pohojnë
se gjatë kontrollit të banesës, në
momentin kur Kumbaro është
arrestuar, janë gjetur një seri dokumentesh
identifikuese të falsifikuara,
që përdoreshin prej tij.
54-vjeçari Kumbaro, njeriu që di
detajet e zhdukjes misterioze të
biznesmenit shqiptaro-maqedonas,
Remzi Hoxha, 13 vjet më
parë, në momentin e arrestimit
në shtëpinë ku banonte në
lagjen "Fulham", u ka thënë
oficerëve të policisë lokale se ai
nuk është Ilir Kumbaro. Edhe
gjatë marrjes në pyetje në stacionin
policor të zonës "Belgravia",
Kumbaro ka pohuar se policia
kishte të bënte me një ngatërrim
identiteti. Pohimet e Kumbaros
nuk kanë qenë bindëse.
Megjithatë do të jetë gjykata
"City of Westminster Magistrate
Court", ajo e cila do të marrë një
vendim gjatë ditëve në vazhdim,
nëse personi i arrestuar për
llogari të Interpol Tiranës është
shtetasi shqiptar, Ilir Kumbaro.
Deri në seancën e ardhshme
gjyqësore, Kumbaro mbahet i
izoluar në burgun Wansworth në
jug të kryeqytetit britanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›