Zgjerimi i kontribuuesve për pensionet

Përballë kësaj situate, Ministria e Punës synon zgjerimin e skemës së pensioneve.
"Kjo gjendje treguese e sistemit dhe sidomos qëndrueshmëria e brishtë financiare e tij evidenton përsëri domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave për reformimin e sistemit si dhe kontributin e të gjitha palëve politike për të realizuar një reformë që do ti rezistojë kohës. Përgatitja e sistemit për të kaluar drejt një sistemi shumë kolonësh, nëpërmjet forcimit dhe reformimit të skemës aktuale, nxitjes dhe zhvillimit të fondeve private, si kolona të treta të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore për të siguruar një mbrojtje sociale sa më efikase për moshat e treta. Si dhe krijimi i kolonës së dytë e cila duhet të jetë e detyrueshme po që menaxhohet nga subjekte të licencuar privatë", tha sot zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra.
Deklaratat e saj u bënë në komisionin e Punës ku po zhvillohen seancat dëgjimore për reformën e pensioneve. Deputeti i Partisë Socialiste, Ethem Ruka, tha se në Shqipëri niveli i kontribuuesve është më i ulëti në rajon. "Skema vuan nga një sërë faktorësh siç është niveli i ulët i kontributit, duke ia referuar GDP-së, ku GDP-ja që shkon në favor të pensionit është shumë më e ulët se sa vendet e tjera të rajonit. Flitet që kontribuojnë rreth 1.2 persona për të mbajtur një pensionit. Ky raport është shumë i ulët. Për ta balancuar skemën duhet të shkohet pak a shumë te 3.5 deri në 4 veta që punojnë për të mbajtur një pensionist me një pension dinjitoz për të përballuar jetesën", tha Ruka. Shqipëria regjistron 548 mijë pensionistë, për të cilët duhet të derdhen 33 miliardë lekë. /Start/
2012-07-23 15:19