Korçë, kontrolle për tregtimin e mishit

Vizita kishtë të bënte kryesisht me zbatueshmërinë e Urdhrit të Ministrit në lidhje me prerjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit.
“Procesi i therjes nga inspektimet e kryera prej inspektoreve të AKU Korçë rezulton që ajo kryhet në qendra te miratuara nga A.K.U Rajonale, kurse inspektimi para, gjate therjes i kafshëve kryhet nga inspektorati veterinar i pushtetit lokal i cili kryen vulosjen e mishit dhe certifikimin e tij. Qarku i Korçës ka 3 thertore, te cilat ne përgjithësi përmbushin standardet e kërkuara higjenosanitare dhe që janë nën autoritetin e punonjësve veterinar të pushtetit lokal”, bëri me dije AKU.
Në fjalën e tij, Juka vuri në dukje se Qarku i Korçës ka qenë edhe në këtë rast një model i funksionimit në shërbim të konsumatorit, pasi të gjitha thertoret në këtë qytet kanë kushte mjaft të mira higjienike dhe proceset e therjes kryhen konform të gjitha rregullave.
Ndërkohë Z. Juka më pas vizitoi dhe tregun e mishit në Korçë, i cili është në monitorim të vazhdueshëm nga ana e AKU të këtij qarku, ku ai shtoi se krijimi i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, prezenca dhe qëndrimi ndaj rasteve të pakta të therjes apo te tregtimit të mishit në rrugë ka bërë të mundur që ky fenomen të disiplinohet, e të jetë në qendër të vëmendjes duke bashkërenduar punën edhe me strukturat përkatëse të pushtetit lokal. /Start/
2012-07-23 15:35