E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet kupola drejtuese në PS, Dokle, nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë



Eneida Jaçaj
Partia Socialiste, dje, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, zgjodhi kupolën e saj drejtuese për nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare. Deputeti Namik Dokle u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë përkrah Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ardian Turkut nga Partia Demokratike. Të zgjedhurit plotësuan vakuumin që ishte krijuar në Parlament që prej 10 muajve të bojkotit.

Kryesia
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zgjedhur edhe krerët e tij. Kështu, deputetët
Erion Braçe, Vasilika Hysi, Saimir Tahiri dhe Eduard Shalsi do të jenë nënkryetarë të Grupit Parlamentar. Ndërsa deputeti Taulant Balla do të jetë sekretar i Grupit Parlamentar.

Komisionerët
Gjatë mbledhjes së djeshme, Grupi socialist më në fund zgjodhi edhe krerët që do të përbëjnë komisionet parlamentare. Kështu, deputeti Fatmir Xhafa u zgjodh nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut. Deputetja Mimi Kodheli u zgjodh nënkryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Arta Dade u zgjodh nënkryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Ermelinda Meksi u zgjodh kryetare e Komisionit për Integrimin Europian. Deputeti Ilir Gjoni u zgjodh nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Et'hem Ruka u zgjodh kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin. Ilir Beqja u zgjodh nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Ndërsa deputetja Valentina Leskaj u zgjodh kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Tabela
Numri dy i Kuvendit të Shqipërisë
Namik Dokle - nënkryetar i Kuvendit

Kryesia e Grupit Parlamentar

Erion Braçe - nënkryetar

Vasilika Hysi - nënkryetare

Saimir Tahiri- nënkryetar

Eduard Shalsi - nënkryetar

Taulant Balla - sekretar i Grupit Parlamentar

Drejtuesit e komisioneve parlamentare

Fatmir Xhafa - nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Mimi Kodheli - nënkryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Arta Dade - nënkryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme

Ermelinda Meksi - kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Ilir Gjoni - nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Et'hem Ruka - kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin

Ilir Beqaj - nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Valentina Leskaj - kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

10 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›