Halimi sqaron dy pagesat

E merkure 11 Prill 2012 1540
Ministri i Drejtesise Eduart HalimiMinistri i Drejtesise Eduart Halimi i ka quajtur te paverteta akuzat e bera ne drejtim te tij se eshte paguar te institucioni i Avokatit te Shtetit edhe tre muaj pas shpalljes se tij si deputet i Kuvendit te Shqiperise.
Ne nje interviste per Vizion Plus kreu i drejtesie sqaron se ai ka qendruar ne detyren e Avokatit te Shtetit deri ne momentin qe ka ardhur zevendesuesi. Lidhur me faksimilen e nje dokumenti pagese te botuar ne shtypin e dites ministri thekson se ai ne asnje rast nuk ka marre dy paga edhe si deputet edhe si avokat i shtetit. Kreu i Drejtesise sqaron me tej se rasti i tij nuk ka asnje ngjashmeri me mandatin e socialistit Ilir Beqja dhe se per kete eshte shprehur edhe Gjykata Kushtetuese. Halimi thekson ne fund se do ta jepte doreheqjen nese do te provohej fakti se ai ka marre dy paga njekohesisht.
Komente
Facebook