E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizës , Topi bisedon me Withers

Pas takimit që kreu i shtetit Bamir Topo zhvilloi me ambasadorët Lohan e Montobbio në Presidencë ka mbërritur ambasadori amerikan John Withers. Ashtu sicc ishte njoftuar Wëithers ka mbërritur në 12:30, në orën e njoftuar në zyrën e Presidentit për të diskutuar me Topin zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ndërkohë, që rreth orës 11:43 nisi takimi i kreut të shtetit Bamir Topi me
ambasadorin e Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së, si dhe ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Takimi i kreut te shtetit me ambasadorët vjen në prag të tryezës së Presidentit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Të tri ambasadorët në daljet e tyre publike kanë bërë apel për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›