E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sylë Ukshini shkon në MPJ

Ish-kandidati për të udhëhequr Arkivin e Kosovës, Sylë Ukshini, e ka zënë vendin e Drejtorit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai tani është në pozitën që dikur e ka mbajtur Ramush Tahiri, i cili tani është emëruar Këshilltar i Presidentes.

Lajmin për ndryshimet në MPJ e ka konfirmuar Zëvendësministri Ibrahim Gashi.

“Ka ndodhur një lëvizje horizontale, z. Tahiri ka shkuar me leje të veçantë. Ai ka shkuar prej Ministrisë së Jashtme në Presidencë, si këshilltar i Presidentes. Vendin e tij e kemi zëvendësuar me Sylë Ukshinin”, ka treguar Gashi.

Edhe në ueb faqen e Presidentes, emri i Ramush Tahirit tash figuron si këshilltar i Atifete Jahjagës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›