Zgjohet "Gërdeci, prokuroria kërkon dëshminë e Henri Tomeit
Dosja e Gërdecit duket se ka "pajtuar" Prokuroren e Përgjithshme me ministrin e Drejtësisë. Dy institucionet kanë bashkëpunuar së fundi për dërgimin në Zvicër të një letër-porosie për marrjen në pyetje të Henri Tomeit, personi më enigmatik në trafikun e armëve nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit. Burime nga akuza thanë se hetimet e fundit kanë zgjeruar rrethin e personave që do të marrin në pyetje për një nga pistat me delikate të tragjedisë së Gërdecit, pikërisht atë të trafikut të armëve. Hetuesit saktësojnë se është dërguar drejt Zvicrës një letër-porosi me dhjetëra pyetje, ku u kërkohet autoriteteve të drejtësisë zvicerane të mundësohet marrja në pyetje e Henri Tomeit. Krahas kësaj, një tjetër letër-porosi është nisur drejt Qipros për të zbardhur transaksionet bankare të kompanisë "Edvin LTD", e identifikuar me seli në këtë vend.
"Zot i luftës"
Emri i zviceranit Henri Tomei, në agjencitë ndërkombëtare njihet si "zot i luftës". Ai është përmendur edhe në dëshminë e dhënë nga Kosta Trebicka, i cili ka pohuar se zoti Tomei erdhi në Tiranë për të bërë takime me pjesëtarë të MEICO-s, dhe ishte përfaqësues i "Edvin LTD", e cila është nën kontraktore mes MEICO-s dhe kompanisë AEY, me pronar 22-vjeçarin, Efraim Diverol. Por prokurorët pohuan pak ditë më parë se firma "Edvin LTD" është e regjistruar në pronësi të Henry Tomei, e regjistruar në Qipro dhe me numra kontakti në Zenica të Bosnjës. Ajo çfarë kanë në dosje prokurorët është jo vetëm dëshmia e Kosta Trebickës, por edhe shkresa e dy kompanive AEY dhe "Edvin LTD", ku kërkohen nga MEICO municione të kalibrave të vegjël me origjinë dhe vite të ndryshme prodhimi.
Akuza pret Qipron dhe SHBA-në
Hetues të çështjes konfirmuan dje se po presin një bashkëpunim të mundshëm të Efraim Diverolit dhe Henri Tomeit, dy personat enigmatikë që merrnin armë nga Shqipëria nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe i dërgonin në vendet e Lindjes. I pari është pronari i AEY, me qendër në Florida në SHBA, ndërsa i dyti është pronari i firmës kontraktuese "Edvin LTD", me qendër në Qipro, i cili merrte fishekët në Shqipëri me një çmim të caktuar dhe ia shiste Diverolit me një çmim të dyfishuar. Prokuroria i kërkoi dy vendeve respektive informacione për të kryer një hetim të gjithanshëm, pasi vepra penale është zhvilluar në territorin shqiptar. Por, ende në organin qendror nuk ka mbërritur asnjë informacion që të hidhte dritë mbi lidhjet e AEY-së dhe "Edvin LTD".
Akuza deklaroi dje se ish-ministri i Brendshëm ka sqaruar pozicionin e tij në akuzat publike për trafik armësh nga Ministria e Mbrojtjes.
Fshehja e armëve
Hetuesit shqiptarë dyshojnë se për të fshehur identitetin e armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre, duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja me mbishkrime në shqip. Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, por më pas, qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rrite artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit. Por për të mbyllur këtë aferë, ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, largoi forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun, edhe në çështjen e Gërdecit.
Neë York Times:
Blerjet e fishekëve, një mashtrim i madh
"Një tjetër kontraktues lokal, i përfshirë në marrëveshje, Trebicka, thotë se ai dyshonte që qëllimi i Edvinit, ishte të rikthente paratë te zyrtarët shqiptarë. Blerjet, tha Trebicka, ishin një inskenim: Shqipëria i shiste Edvinit municione me çmimin 22 dollarë për 1 mijë plumba, tha ai, dhe Edvin ia shiste AEY-së për një shumë rreth dyfish. Diferenca, dyshon ai, ndahej me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe Pinarin, shefin e agjencisë të eksportit të armëve dhe ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu. Qeveria shqiptare është acaruar nga komentet e Trebickës. Sali Berisha, Kryeministër, Mediu dhe Pinari, të gjithë mohojnë të jenë përfshirë në këtë skenar. Por, Trebicka thotë se, pasi ai kishte ngritur shqetësimet e tij në lidhje me Edvinin në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij ishte përjashtuar nga kontrata e ripaketimit të municioneve. Më 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli, biseduan në telefon për problemet me biznesin në Shqipëri. Trebicka e kishte regjistruar fshehtazi këtë bisedë dhe më vonë, ia kishte dorëzuar atë hetuesve amerikanë. Biseda, thotë ai, tregonte se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit në marrëveshjet e saj në Shqipëri dhe se Henri Tomei, një tregtar zviceran armësh, qëndronte pas Edvinit. Në kasetën e regjistruar, që Trebicka ia ka dhënë gjithashtu edhe "New York Times", Diveroli sugjeron se Tomet, i quajtur Henri, vepronte si ndërmjetës. "Pinari, ka nevojë për një njeri si Henri, në mes, që të kujdeset për të dhe miqtë e tij, asnjë prej të cilëve nuk është pjesë e biznesit tim", thoshte Diveroli. "Unë nuk dua t‘ia di për atë biznes. Unë dua të di vetëm për biznese legjitime". Diveroli rekomandon që Trebicka të mundohet të rifitojë kontratën e tij, duke i dërguar një nga "vajzat e tij" që të "kënaqte" Pinarin. Ai sugjeron se edhe paratë mund të ndihmonin gjithashtu. "Le ta kënaqim atë, ndoshta ai të jep edhe një shans tjetër", thotë ai në kasetë. "Nëse ai merr 20 mijë dollarë nga ty, ndoshta!". Në përfundim, Diveroli duket se ankohet për biznesin e tij me Shqipërinë. "Unë kam shkuar lart, madje deri te Kryeministri dhe djali i tij", u shpreh ai. "Por, unë nuk mund të luftoj këtë mafie. Ajo është shumë e madhe".
Pjesë nga artikulli i New York Times, botuar më 27 mars 2008