E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zharrës, protesta e banorëve mbështetet edhe nga AK-ja

Protestës së banorëve të komunës Zharrëz në Fier i janë bashkuar edhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, për të mos lejuar më shpërthimet nëntokësore nga ana e kompanisë së naftës që operon në këtë zonë. I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kreu i AK-së, Kreshni Spahiu, i cili në mbështetje të banorëve ka kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar.
 

Më herët, një përfaqësi e pleqësisë të fshatrave të komunës Zharrëz kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarëve nga policia, të ngrihet një grup pune për studimin lëkundjeve të tokës me specialistë të fushës, si dhe kanë kërkuar ndërprerjen e protestave të banorëve.
 

Një ditë më parë ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së ekonomisë përmes kreut të AKBN-së, Besjan Pesha, i cili ka ngritur një grup pune me specialistë të fushës për të zbardhur këtë fenomen, ku përfshihej edhe një përfaqësi e banorëve të zonës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›