“Zhduken” nga hipotekat pronat e sindikatave
03/06/2010 Ministria e Brendshme paraqet në Qeveri raportin për objektet
Nga regjistrat mungojnë më shumë se 80 prona, me vlerë miliona euro
Kontrolli i Ministris së Brendshme për pronat e sindikatave ka konstatuar se për shumicën e tyre mungon informacioni në hipoteka. Në bazë të një vendimi të marrë në gushtin e vitit të shkuar nga Qeveria, për të shtetëzuar nga qeveria pronat e sindikatave të dhëna në vitin 1992, Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune, i cili ka konstatuar gjendjen e tyre në terren dhe dokumentacionin në ZRPP-të e qarqeve përkatëse. Por nga kontrolli ka rezultuar se pronat e sindikatave nuk rezultojnë të regjistruara në ZRPP. Madje në disa raste nuk u dihej as vendndodhja, çka hedh hije dyshimi për abuzime të mëdha lidhur me këtë pasuri. Pronat e sindikatave iu dhuruan nga Qeveria e atëhershme si ekonomi ndihmëse, por në më të shumtën e rasteve duket se ato kanë rënë pre e abuzimeve nga krerët e sindikatave, të cilët i kanë shitur, tjetërsuar, ose i kanë lëshuar me qira të dyshimta mbi 20-vjeçare.
Raporti
Në raportin e dërguar dje në mbledhjen e Qeverisë, thuhet se dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ZRPP-të ka qenë i paqartë, i dërguar me fotokopje, në shumë raste i palexueshëm dhe pa komente për pronat. Sipas këtij raporti, në disa raste nuk ka pasur fare të dhëna nga ZRPP-të dhe inspektorët kanë qenë të detyruar të “trokasin derë më derë” për të gjetur se çfarë fati ka pësuar objekti, pasi është marrë në administrim nga sindikata. Ndërkohë në tabelën përmbledhëse vihet re se në më të shumtën e rasteve mungon informacioni për pronat kryesisht në Tiranë, Durrës apo Vlorë. Kështu, në Tiranë nga 18 prona sindikale që kanë qenë në vitin ‘92, tashmë gjenden vetëm 3 prej tyre; në Vlorë nga 15 objekte gjendet vetëm 1; në Fier nga 12 vetëm 2, e kështu me radhë. Nuk dihet ende se çfarë është bërë me dokumentacionin e mbi 80 pronave shtetërore, mes tyre dhe shtëpi pushimi në bregdet, ku vlera e një objekti tashmë mund të shkojë në miliona euro. Sidoqoftë është detyrë e organeve kompetente të hetojë se çfarë është bërë me një pasuri të tillë, me të cilën duket se është abuzuar në mënyrë të hapur.
Në Vlorë, nga 15 objekte ekziston vetëm 1
Në raportin e Ministrisë së Brendshme vihet re se mungesat më të theksuara të dokumentacionit të objekteve vihen re në shtëpitë e pushimit që kanë qenë në bregdet. Janë objekte, të cilave vlera tashmë u është rritur shumë. Në jo pak raste, diku nga pakujdesia, diku nga korrupsioni që kanë kryer krerët e sindikatave, këto ndërtesa kanë rënë në duar të personave që s’kanë asnjë lidhje me sindikatën, apo siç është rasti i një kinoklubi në Vlorë, ku objekti është zhdukur, sepse në të është ndërtuar objekt pallatesh. Mandej vijnë me radhë mungesa e dokumentacioneve për shtëpitë e pushimit në të gjithë pjesën e bregdetit të jugut, që njihet dhe si riviera shqiptare. Mungon dokumentacioni për pothuaj të gjitha godinat që nga Vlora dhe deri në Sarandë, duke përfshirë në të Dhërmiun, Himarën, etj. Një gjë e tillë vihet re dhe në Tiranë, ku nga 18 prona sindikale gjendet dokumentacion vetëm për tri prej tyre, dhe në ato raste ato ose u janë dhënë me qira për 20 vjet subjekteve të ndryshme, ose u janë kthyer pronarëve. Me sa shihet, në rast se nuk veprohet fuqishëm për verifikimin e këtyre abuzimeve në 20 vjet, Qeverisë do t’i mbetet për të shtetëzuar vetëm qendrat e kulturave në zonat e thella malore, sepse objektet që kanë një vlerë të caktuar kanë ndërruar prej kohësh pronar.
Pronat e sindikatës, nga 125 reduktohen në 45
Qarku Tiranë 18 prona, ka informacion nga ZRPP për 3 prona.
Qarku Korçë 17 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 12 prona.
Qarku Elbasan 8 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 7 prona.
Qarku Berat 5 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Fier 12 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Durrës 10 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Kukës 6 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Dibër 5 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Lezhë 13 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Shkodër 8 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Vlorë 15 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 1 pronë.
Qarku Gjirokastër 4 prona, ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Vendimi i 2009-ës
Berisha: Pronat e sindikatave të shtetëzohen
Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur gushtin e kaluar miratimin e projektligjit për të shfuqizuar ligjin numër 8340/1, si dhe dekretin presidencial të vitit 1992 “Për pasuritë e sindikatave”. Sipas kreut të Qeverisë, këto prona do të jenë shtetërore në shoqëri aksionere, për t’u privatizuar më pas. “Është e domosdoshme që të tëra këto resurse turistike, të cilat nuk janë në pronësi të askujt sot, pasi është vetëm shteti pronar i tyre, të merren, të shndërrohen në shoqëri aksionere, ku shteti do të jetë padëshirueshmërisht pronar. Them padëshirueshmërisht, pasi ne jemi për privatizimin”, tha Berisha. Ky vendim, sipas tij, pra shtetëzimi, ndërmerret që të realizohet rikonstruksioni i këtyre godinave, të cilat janë lënë pas dore dhe nuk përdoren prej më shumë se 10 vjetësh. “Pas rikonstruksionit të tyre të plotë dhe menjëherë, shteti do të shesë aksionet e tij. Pra, që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm t’i shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Përndryshe, po të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se ky ligj vjen në kohën e duhur. E vërteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë një hap të tillë, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme”, deklaroi Berisha.