E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket Erion Veliaj pas dështimit për shkatërrimin e provave

Prokuroria e Rrethit të Tiranës, do të marrë nën hetim kreun e G 99-ës për akuzat e abuzimeve financiare dhe evazionit fiskal

Zhduket Erion Veliaj, pas njoftimit se Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj tij, për abuzim financiar dhe evazion fiskal. Kreu i G 99-ës, i përditshëm në daljet publike vend e pa vend, ku nuk mungonte as në emisionet televizive që flisnin deri edhe për homoseksualët, prej javësh i ka munguar edhe Edi Ramës, në aksionin më të fundit politik, që korrespondon me stinën e re të protestave. Me shpresën se me lënien e vetes në “harresë”, ai do të harrohet nga prokuroria, Erion Veliaj, mësohet gjithashtu se i është “përkushtuar” përpjekjes së dështuar për zhdukjen sa të mundet të provave që rëndojnë pozitën e tij, për abuzimet financiare dhe evazionin fiskal.
Erion Veliaj, ka drejtuar Lëvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”) deri në periudhën shkurt-mars të vitit 2008. Ndërkohë që ai zyrtarisht kishte deklaruar dorëheqjen nga ky drejtim, që në muajin shtator të vitit 2007, mësohet se edhe disa muaj pas kësaj dorëheqje, saktësisht deri në periudhën shkurt-mars ët vitit 2008, ai i ka njohur të drejtën vetes të përdorë llogaritë bankare të Lëvizjes “Mjaft” (ish-Fonacionit “Mjaft”), duke u bërë edhe për këtë fakt, objekt i hetimeve nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, gjurmët e të cilave po tenton ti fshehë pas zyrtarizimit të nisjes së procedimit penal ndaj tij.

Zhdukja e provave financiare
Dyshime për zhdukjen e provave nga Erion Veliaj, tashmë objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, janë përpjekje për të përcjellë në llogari jashtë Shqipërisë të të ardhurave financiare.
Burime nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës bëjnë të ditur se, përpjekjet e tij për zhdukjen e provave, është realizuar nga ana e Erion Veliajt nëpërmjet kalimit jashtë Shqipërisë të donacioneve për Fondacionin “Mjaft” dhe Lëvizjen “Mjaft”.
Pjesë e kësaj tentative, është edhe kalimi jashtë Shqipërisë të donacioneve për G 99-ën, nëpërmjet fshehjes së numrit bankar.
Duke i veshur Erion Veliajt, aftësinë e “profecisë”, duket ai e ka parashikuar se do të bëhej një ditë pjesë e “ingranazheve” të drejtësisë, ndaj edhe ende është e paharruar, inskenimi i tij, për vjedhjen e zyrave të ”Mjaft”-it, dhe veçanërisht e kompjuterit që mbante llogaritë dhe financat e ish-mjaftistit Erion Veliaj. Riciklimi i informacioneve në ambientet e shoqërisë civile, pse jo edhe mediatike, se Erion Veliajt i vidhej shpesh kompjuteri i financave, kur dihet se një nga rregullat e para për një organizatë që kontraktohet nga donatorë të fuqishëm në shuma mbi 300 mijë euro është deklarimi i mbajtjes së të dhënave financiare në një sistem të mbrojtur me “back-up”, është më tepër se një justifikim i dalë mode, i tipi të secilit prej nesh, kur justifikoheshim para mësuesve “se i kam bërë detyrat, por i kam harruar në shtëpi”.
Përpos, këtyre tentativave të Erion Veliajt, për të zhdukur “gjurmët” financiare, dëshmi e përpjekjeve për shkatërrim provash, është edhe deklarimi “i sinqertë” i Erion Veliajt, në një gazetë të përditshme, rreth një muaj më parë, kur ai ”jepte sihariqin se “’Mjaft’, do të mbyllet”.
Ky deklarim i Erion Veliajt, as më shumë dhe as më pak, bëhej në ditët kur sapo kishte nisur të shpërndahej lajmi se Prokuroria e Rrethit të Tiranës, kishte nisur procedimin penal, për abuzim financiar dhe evazion fiskal ndaj Erion Veliajt, kreut të Partisë G 99-ës.

Zhdukja e të dhënave on-line
Pjesë e përpjekjeve për shkatërrim të provave që vërtetojnë evazionin fiskal të Erion Veliajt, janë edhe zhdukjet e të dhënave on-line.
Pas një “navigimi” në internet, sheh dhe kupton se që prej akuzave publike për evazion fiskal dhe abuzime financiare të Erion Veliajt, nuk ekziston më ëeb-site i Fondacionit “Mjaft”, me adresë www.mjaftfoundation.org.
Për zhdukjen e të dhënave të Fondacionit “Mjaft”, Erion Veliaj gjithashtu ka mundësuar edhe zhdukjen e gjithë të dhënave të Fondacionit “Mjaft”, nga ëeb-site i Qendrës Lëvizja “Mjaft”, saktësisht nga adresa e internetit, www.mjaft.org.
Internetit i mungojnë tashmë, veç Fondacionit “Mjaft” dhe të dhënave për këtë Fondacion, edhe projektet e tij, dikur të pasqyruara në adresën, www.unepunoj.com.
Erion Veliaj, është kujdesur dhe ka mundur të realizojë edhe faqen zyrtare të aktivitetit të vëllait të tij, që dikur, por jo tashmë, prezantohej në ëeb-site të Grafik Propagandës, nën adresën www.grafikpropaganda.fshatiurban.com
Ndërsa vëllai i tij, Arbëri, konsiderohej “partner”, me shpresën se mund të zhduk sa të mund disa gjurmë që rëndojnë situatën e tij, Erion Veliaj, ka zhdukur nga interneti edhe të dhënat e klientëve të biznesit të tij, “C&PR Production”, me adresë të mëparshme, por për momentin, jashtë funksionit, www.cprstudio.com, të krijuar nga një prej njerëzve kryesorë që krijuan “Mjaft”-in.
Në “pjesën” e përpjekjeve të Erion Veliajt, për zhdukjen e të dhënave të klientëve të biznesit nëpërmjet shoqatës së vëllait të Veliajt “Fshati Urban”, në internet, prej kohësh, në funksion të këtij qëllimi të kreut të G 99-ës, nuk gjendet as adresa e ëeb-site, www.fshatiurban.com.
Në listën e faqeve të internetit, dikur shumë “të përhapura” dhe informacion shpërndarëse për bëmat e Erion Veliajt, tashmë mungon edhe ëeb-site www.albmozaik.com. Për kompaninë “Mozaik” sh. p. k., të dhënat janë zhdukur edhe nga ëeb-site i G 99-ës, www.albmozaik.com/g99donations.aspx

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›