E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik në PS, mos Meta merr monopolin për reformimin e së majtës

Deklaratën e kreut të PS-së, Edi Rama se do ulet në debat me kryeministrin Berisha pasi të hapë kutitë, ministri i Jashtëm Meta e ka cilësuar si një përpjekje të Ramës për t’iu shmangur debatit. “Do të thotë që Rama i shmanget debatit”, tha shkurt Meta.
Sipas tij, në këto momente ku ndodhet vendi, forcat politike të kujtdo krahu politik duhet të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. “çdo faktor politik, çdo aktor duhet të jetë pjesë e proceseve integruese”, theksoi Meta. Deklarata bëhet në kuadër të ftesës për debat që Berisha i bëri Ramës gjatë një Forumi për Median një ditë më parë. Dje kreu i socialistëve Edi Rama tha se një do i përgjigjej një ftese për debat me Berishën, vetëm nëse kreu i qeverisë plotëson kërkesën e PS për hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit 2009. Në një konferencë për shtyp, pas pjesëmarrjes në samitin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Meta tha u shpreh se në takimet me ministrat e Jashtëm të NATO-s është shprehur një gatishmëri në rritje për të marrë sa më shpejt vendimin e duhur për vizat për shqiptarët, pasi të gjithë kanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres për përmbushjen e udhërrëfyesit të BE-së. “Ky është një progres që përparon çdo orë, jo çdo ditë”, shtoi ai. Meta deklaroi se çdo faktor dhe aktor politik duhet të marrë përgjegjësitë e tij që të jetë kontribuues dhe jo frenues në këto procese integruese për vendin.
Menjëherë pas pronocimit të kreut të LSI-së, nga selia e PS ka ardhur një tjetër sulm i egër ndaj Ilir Metës. gjithmonë e më tepër lidershipi i socialistëve po shfaqet i kompleksuar ndaj deklaratave të Ilir Metës, i cili po kërkon që e majta të klasifikohet në shinat e normalitetit të së majtës evropiane, dhe jo tek anarkizmi apo bolshevizmi. Në këtë pikëpamje, i shpjegojnë qendrimet ekstremiste të xhaçkave të Edvinit edhe analistët e shtypit, të cilët shohin tek këto qendrim një frikë organike të Edvinit dhe një drojë se me kalimin e kohës Ilir Meta do të mund të monopolizojë edhe pozicionin e politikanit që do të mundet të përfaqësojë reformimin e vërtetë të së majtës ish-komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›