E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zhduket" Kryqi i Kuq

Kryqi i Kuq Shqiptar, një organizatë hu-manitare që ndih-mohet drejtpërdrejt me fonde edhe nga shteti, ka qenë krejtësisht inaktiv në zonën e dëmtuar nga tërmeti i së dielës. Organi-zata në fjalë, pjesë e rrjetit botëror më të njohur në veprimtaritë humanitare, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, qoftë edhe verifi-kues këto ditë, ndërkohë që synimi kryesor i ekzi-stencës së kësaj strukture është dhënie e ndihmës për njerëzit në nevojë. Kryqi i Kuq Shqiptar, në ndryshim nga shumë or-ganizata homologe në botë, ndihmohet me ligj që të krijojë të ardhura për aktivitetin humanitar. Me një vendim të posaçëm të qeverisë, kjo organizatë gëzon të drejtën ekskluzi-ve për organizimin e kur-sit të ndihmës së shpejtë për personat që duan të pajisen me leje drejtimi automjetesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›