Aksident në Korcë-Pogradec, 5 të plagosur rëndë
KORCë- Shënohet aksidenti i parë në këtë fillim viti në rrethin e Korcës, ku rregjistrohen 5 të plagosur rëndë. Një mjet me targa greke i cili udhëtonte në aksin rrugor Korcë –Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, në afërsi të Maliqit dhe duke përfunduar në kënetë. Mjeti drejtohej nga 38-vjecari Nezir Durbaku, ndërsa burimet policore bëjnë me dijë se kanë qënë të pranishëm në mjet edhe bashkëshortja e tij Monika Durbaku, 32-vjec së bashku me dy fëmijët Aleksandron 5-vjecar dhe Marjanën 8-vjece, e shoqëruar edhe nga kunata e drejtuesit të mjetit, të gjithë të lënduar. Personat e aksidentuar janë shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Korcës. Ndërkohë që policia bën me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e mjetit ndërsa pretendohet se drejtuesi i mjetit ka qënë në gjendje të dehur.(m.a/News24/BalkanWeb)