Zhduket gjimnazistja 16-vjeçare

03/05/2005 Burimet policore thanë se zhkukja e Irena Agushit u denoncua 1 javë më parë nga nëna e saj, Yllka
TIRANË- Një vajzë, 16 vjeçe, banuese në lagjen "Ali Demi" të kryeqytetit është larguar nga shtëpia para një jave, ndërsa kërkimet e policisë për gjetjen e saj ende nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Një burim nga Komisariati numër 1 në Tiranë, tha për gazetën "Metropol" se, nëna e së miturës, Irena Agushi, e ka denoncuar personalisht zhkukjen e vajzës së saj. Që prej shtatë ditësh, nga kontrollet e rrepta të policisë në gjithë territorin e rrugës "Ali Demi", duke përfshirë këtu edhe zonën e Shkozës dhe në pika të tjera të Tiranës, kanë dalë vetëm disa pista kryesore, që më pas iu janë referuar krerëve të Policisë së Tiranës, të cilët do të kryejnë procedurat e nevojshme të hetimeve. Lajmet që grupi hetimor u komunikon familjarëve të gjimnazistes, janë të thata.
Denoncimi
Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, Yllka Agushi, nëna e vajzës së mitur, ka shkuar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 1, në të cilin pasi ka denoncuar largimin e Irenës nga shtëpia, firmosi edhe procesverbalin. Ky i fundit ka kaluar menjëherë në instanca më të larta. Burimet e Komisariatit numër 1, bënë të ditur se teksi i kallëzimit përmblidhej me pak fjalë, e nuk jepte detaje të hollësishme. "Vajza ime, Irena Agushi, është larguar nga shtëpia para një jave. Ju lutemi të na ndihmoni në gjetjen e saj", ishin disa fjalë të përafërta të teksit. Në fakt, burime zyrtare të këtij komisariati nuk e pranuan një fakt të tillë, duke deklaruar për gazetën në rrugë telefonike se, "nuk jemi në dijeni të kësaj zhdukjeje", thanë burimet zyrtare të komisariatit.
Hetimet
Në njërën anë zyrtarët e policisë e mohuan zhdukjen, ndërsa nga ana tjetër nga burimet e Komisariatit numër 1, mësohet se denoncimi ende ndodhet në zyrat e këtyre ambienteve. Ndërkaq, sipas këtij burimi, krehja paraprake e zonës nga policia kriminale nuk ka mundur të japë rrugën e duhur të pistës përfundimtare, pasi të dhënat janë të pakta. Duke iu referuar burimeve nga ambientet e Komisariatit numër 1, bëhet e ditur gjithashtu se vajza ishte në vitin e dytë të një gjimnazi afër kësaj zone, ndërsa në ambientet e brendshme të shkollës janë marrë në pyetje edhe disa shoqe të saj, të cilat kanë përshkruar aktivitetin e tyre, të hënën e shkuar. Mirëpo edhe këto seanca pyetësore, sipas burimeve policore, nuk kanë sjellë të reja. "Tashmë fotografia dhe emri i Irena Agushit është dërguar në disa pika doganore dhe u është shpërndarë të gjitha zonave policore në Tiranë", citojnë burimet e policisë.
Femrat e zhdukura 8 muajt e fundit
Irena Seli
Ajo u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Musho, më 17 dhjetor të vitit të shkuar. Nëna e dy fëmijëve nuk është gjetur ende. Familjarët e Selit akuzojnë Mushon për zhdukjen e gruas. Biznesmeni tashmë është martuar sërish me një grua të huaj, ndërsa nga Seli nuk ka asnjë gjurmë të re, edhe pas kërkimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Mimoza Susaj
27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Susaj u gjet së bashku me vocërrakët pak ditë më pas, në misionin e bamirësisë "Nënë Tereza". Ajo deklaroi se kishte probleme me bashkëshortin, i cili kërkonte t’i merrte fëmijët. Problemi ishte përhapur tek të dyja palët e çiftit, ndërsa, tashmë Mimoza është rikthyer te shtëpia e saj.
Anila Hysenllari
Një konflikt me të atin, mjaftoi që vajza të arratisej nga shtëpia në muajin janar. Pak ditë pas denoncimit, ajo u rikthye sërish pranë gjirit të familjes. 25-vjeçarja refuzoi të tregonte para uniformave ditët e aventurës. Sipas bluve, ajo kishte qëndruar me të dashurin në ndonjë hotel, fakt i cili ende nuk është vërtetuar. Rikthimi i saj i shpejtë në familje u pasua edhe me mbylljen e kësaj dosjeje.
Rovena Aliaj
Një vajzë 23-vjeçare nga Kombinati u largua nga shtëpia para një muaji. Rovena Aliaj është zhdukur në datën 4 mars nga banesa e gjyshërve të saj në Kombinat. Denoncimi për arratinë e të resë është depozituar në Komisariatin nr.2 nga nëna e saj, Marjeta Dymi. Policia po punon për gjetjen e të zhdukurës. Quhet Rovena Alia, nisi denoncimin e saj para oficerëve të policisë kriminale të Komisariatit nr.2, Marjeta Dymi, nëna e saj.
Në Tropojë
Një grua, nënë e 3 fëmijëve, ishte larguar disa ditë nga shtëpia, pas keqtrajtimit të të shoqit. Denoncimin për humbjen e bëri i vëllai, me banim në Tiranë. E zhdukura u dorëzua në komisariatin e Bajram Currit, dy javë pas zhdukjes. Ajo nuk pranoi të rrëfente se ku kishte qëndruar gjatë ditëve të arratisë, ende nuk dihet për një pajtim të mundshëm të saj me bashkëshortin.
Marsida Alushi
Ka mjaftuar vetëm një fjali: "Nuk kthehem sot" dhe dilema ende ka mbetur në dorën e 15-vjeçares së zhdukur Marsida Alushi, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin e Kombinatit. Dhimbja dhe ankthi që pllakosi në familjen Alushi, pasqyrohet edhe në kërkesat e njëpasnjëshme të prindërve të tyre, në drejtim të ekspertëve të komisariatit, të cilët e gjetën shumë shpejt.
Liljana Velollari
17 vjeçe, u largua një muaj më parë në Athinë me të dashurin e saj dhe u kapën në aeroportin e kryeqytetit grek. Vajza vazhdon studimet në gjimnazin e fshatit, ndërsa nëna e saj nuk ka thënë asnjë detaj tjetër. Diheshin vetëm disa fakte të vogla, të cilat nuk përbëjnë ndonjë provë të rëndësishme për ekspertët, të cilët gjithsesi kanë filluar kërkimet. Një nga të dhënat ishte emri Luan Duka, i dashuri i Liljanës.
Vasili Gjergji
Një tjetër denoncim për zhdukjen e një 35-vjeçareje nga Tirana, të cilës "nuk i dihet adresa" prej disa ditësh. Policia ka regjistruar humbjen e radhës, ndërsa mësohet nga burimet e Komisariatit numër 1, se Vasili Gjergji është larguar nga shtëpia e saj duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme. Deri më tani, ekspertët e kriminalistikës së këtij komisariati dinë vetëm disa fakte të pakta.