E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket një 17-vjeçare prej 5 ditësh

Një 17-vjeçare nga fshati Gracë i rrethit të Devollit që prej 5 ditësh është zhdukur nga shtëpia e saj dhe familjarët nuk dinë asgjë për të. Ajo quhet Arjana Qirizi dhe sipas njerëzve të familjes së saj ditën e premte ajo është larguar në mëngjes duke i hipur fugonit drejt Bilishtit siç bënte zakonisht. Më pas familja ka pritur që të kthehet vajza, por që prej 5 ditësh nuk ka asnjë informacion për të. Ajo ishte fëmija i tretë i kësaj familje. Familja ka lajmëruar komisariatin e policisë Devoll, i cili është vënë në kërkim të 17 vjeçares, e cila ka mbaruar vitin e 3-të të shkollës së mesme në fshatin Oçisht. Sipas familjarëve vajza nuk kishte asnjë konflikt dhe nuk kishin konstatuar të kishte ndonjë të dashur, që mund të ishte larguar me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›