E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket sinjali telefonik në disa lagje të Gjirokastrës

>Rreth 50 familjeve në disa lagje të qytetit të Gjirokastrës u mungon sinjali telefonik. Prej 20 ditësh, një defekt në linjë ka bërë që këtyre familjeve në Grëhot, Kodra e Shtufit, Granicë etj., të mos ketë alo duke krijuar vështirësi në komunikim për të gjithë banorët në këto lagje. Kryefamiljarët janë shprehur të indinjuar për këtë defekt, që po vazhdon pafundësisht dhe që për evitimin e të cilit nuk po merret asnjë masë. Sipas kryefamiljarëve, sektori i riparimit të defekteve nuk është treguar korrekt, madje përditë është premtuar se linja do të rregullohej dhe përditë ata janë mashtruar. Duke iu referuar familjeve, që nuk kanë sinjal telefonik, mëson se asnjë grup teknikësh nuk është paraqitur për të rregulluar linjën, përkundrazi qytetarët janë të revoltuar për qëndrimin e mbajtur deri tani Ata edhe pse paguajnë rregullisht detyrimet ndaj Telekom, ky i fundit nuk reagon pozitivisht. Edhe më shqetësues bëhet ky fakt, po të kemi parasysh se Telekom është i privatizuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›