Shqipëria 120 trupa më shumë në Afganistan
Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, në prag të zgjedhjeve Presindenciale të 20 gushtit. Një njësi shtesë, e përbërë nga 120 ushtarë do të dislokohet në Heart.
TIRANE- Shqipëria do të rrisë prezencen e saj ushtarake në Afganistan me një shtesë prej 120 ushtarësh të tjerë. Njoftimi bëhet zyrtar nga Ministria e Jashtme, sipas të cilës rritja e kontributit ushtarak në Afganistan në mbështetje të forcave aleate bëhet në prag të zgjedhjeve të ardhshme Presindenciale të 20 gushtit 2009, të cilat konisderohen shumë të rëndësishme për këtë vend.
Kështu 120 ushtarë shqiptarë do dislokohen në komandën e perëndimit në Herat ku do ti bashkohen njësisë shqiptare, pjesë kjo e kontigjentit që udhëhiqet nga Italia në komandën rajonale të perëndimit.
(e.n/BalkanWeb)