Zhdukja e emigrantit
Para pesë ditësh në policinë e Vlorës u bë një denoncim për zhdukjen e një të riu, i cili prej disa vitesh ishte emigrant në Itali. Riza Koçiraj kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia dhe kishte shkuar në Fier. Pasi kishte ndenjur një natë me kunatin e tij, ai ishte ndarë me të, ndërkohë që kishte porositur një makinë që të çonte rrobat e tij në fshatin e lindjes, në Vllahinë të Vlorës. Por më pas ai nuk kishte shkuar në shtëpi, duke humbur kontaktet me familjarët. Të shqetësuar ata kanë kryer denoncimin, por ende nga i riu emigrant prej katër vitesh nuk ka asnjë informacion. Policia po vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij.