SOS Festivalin Nderkombetar te Teatrove "Butrint 2000"
Nje leter e hapur per mbeshtetjen e Festivalit Nderkombetar te Teatrit "Butrinti 2000" i eshte drejtuar instancave me te larta te shtetit shqiptar nga emrat me te njohur te teatrit shqiptar. Drejtuar ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pangos dhe per dijeni Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Ne letren e tyre shkruhet: "Perpjekur ta kthejne ne nje institucion te rendesishem per artin e kulturen, Festivalin Nderkombetar te Teatrit "Butrinti 2000". Me kete eveniment kaq te rendesishem kulturor, ne kemi se cfare t'i tregojme botes qe nga lashtesia e deri te dukurite e sotme te artit shqiptar dhe trashegimise kulturore. Qendra Kombetare e Teatrit Mesdhetar si ideatore dhe organizatore e Festivalit, eshte mbeshtetur seriozisht nga shteti shqiptar nepermjet Ministrise Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per tete edicionet e shkuara". Pasi renditen arritjet e ketij festivali, me tej ne letren e tyre shkruhet: "Keto e shume te tjera jane sinteza e shpirtit te Festivalit Nderkombetar te Teatrit "Butrinti 2000". Kjo perben nje "Enderr ballkanike", qe ngerthen deshira dhe dilema te kahershme te mirekuptimit, paqes, integrimit dhe lirive njerezore te nje gadishulli plot me trazira, legjenda e mite, si edhe me prirje serioze bashkepunimi". Ministria e Kultures e ka mbeshtetur cdo vit festivalin, ndersa sivjet, nderkohe qe stafi merret me organizimin e tij, asnje pergjigje nuk ka nga ministria. Ne perfundim te letres shkruhet: "Ne, si miq dhe dashamires te festivalit, me shqetesim po veme re se mbeshtetja nga shteti shqiptar ne kete vit eshte e pamjaftueshme".
Aktoret qe firmosen letren:
Agim Qirjaqi
Mirush Kabashi
Stefan Capaliku
Neritan Licaj
Margarita Xhepa
Marjeta Ljarja
Alfred Bualoti
Luiza Xhuvani
Maks Velo
Dritan Borici
Dhimiter Orgocka
Josif Papagjoni
Valbona Imami
Albert Minga
Timo Flloko
Adriatik Kallulli
Saimir Kumbaro
Sokol Angjeli
Bujar Lako
Mihal Luarasi
Raimonda Bulku etj.
Aktoret qe firmosen letren:
Agim Qirjaqi
Mirush Kabashi
Stefan Capaliku
Neritan Licaj
Margarita Xhepa
Marjeta Ljarja
Alfred Bualoti
Luiza Xhuvani
Maks Velo
Dritan Borici
Dhimiter Orgocka
Josif Papagjoni
Valbona Imami
Albert Minga
Timo Flloko
Adriatik Kallulli
Saimir Kumbaro
Sokol Angjeli
Bujar Lako
Mihal Luarasi
Raimonda Bulku etj.