E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhiti dhe Aliçka, në Itali për Festivalin e Poezisë

Ditën e shtunë, më 13 qershor, shkrimtarët shqiptarë, Ylljet Aliçka dhe Visar Zhiti, do të marrin pjesë në edicionin e 15-të të festivalit ndërkombëtar të poezisë në Gjenovë, në hapësirën "Histori shqiptare". Ylljet Aliçka do të flasë gjatë këtij takimi mbi skenarin e filmit "Kronikë provinciale", tema e të cilit flet për humbjen e ekuilibrit dhe çrregullimin shpirtëror të banorëve të një qyteti provincial. Tema që prek filmi, ka të bëjë me dialogun ndërfetar. Ndërsa shkrimtari Visar Zhiti do të lexojë për pjesëmarrësit disa poezi të krijimtarisë së tij. Ato rrëfejnë skenarë të errët të së shkuarës si i burgosur politik, deri te progresi dhe ndryshimet në Shqipërinë e sotme. Në këtë festival marrin pjesë 213 artistë, ndërsa janë menduar të organizohen rreth 141 veprimtari. Festivali i poezisë nis më 11 qershor e do të zgjasë deri në datën 20. Poetë dhe pjesëmarrës nga e gjithë Europa do të marrin pjesë në aktivitetin e titulluar "Zërat Europianë", që do të nisë nga Gjenova, për t‘u zhvendosur në Bukuresht, Paris, Amsterdam e Barcelonë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›