Vangjel Tavo braktis opoziten i bashkohet grupit parlamentar te LSI-se

Mirepritet ne partine e dyte me te rendesishme te mazhorances deputeti i kater legjislaturave i cili premtoi se do te vijonte te mbronte alternativen e socialisteve te thjeshte tashme ne nje grup parlamentar qe ka integrimin si prioritet te vetin qendror
Deputeti i Gjirokastres Vangjel Tavo ka vendosur dje te braktise zyrtarisht grupin parlamentar te Partise Socialiste pas injorimit qe mori nga vete kryetari i PS-se Edi Rama. Tavo paralajmeroi pak kohe me pare braktisjen e PS-se nese kryetari i saj Rama nuk do ndryshonte linjen e drejtimit si dhe ndaljen e politikes shoviniste dhe te kataplimit te partise opozitare nga nje klike e ngushte te inspiruar nga interesat klanore.
Nisur nga ky fakt deputeti Tavo i la nje afat te caktuar deri me date 29 kreut te PS-se Rama per respektimin e kerkesave te tij pasi ne te kundert ai do te zgjidhte largimin nga selia roze. Edhe pse parashikohej Edi Rama jo vetem qe nuk i ka kthyer pergjigje por perdite te tera e ka injoruar qendrimin e Tavos duke i konsideruar kerkesat e tij si kushte te cilat nuk ngjisin. Pas deklarates se djeshme te kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci se ne Partine Socialiste nuk kane vend ata qe vene kushte Vangjel Tavo ka marre vendimin e guximshem per te dale jashte radheve te opozitareve socialiste duke iu bashkangjitur Levizjes Socialiste per Integrim partise ne koalicionin qeverises me Partine Demokratike.
Levizja e Tavos kthehet edhe ne nje siguri me vete per forcimin e numrave te mazhorances ne Kuvend te vijim te miratimit te reformave progresiste per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Vangjel Tavo ka nje kontribut 14 vjecar ne politike. Ai eshte zgjedhur si deputet ne 4 legjislatura dhe ka qene nje nder figurat e spikatura te Partise Socialiste.
Ilir Meta Je i mirepritur do te punojme per integrimin
Pak minuta pas berjes publik te lajmit se Partia Socialiste humbi edhe nje tjeter deputet pas Shpetim Idrizit ka qene vete Vangjel Tavo qe e ka konfirmuar kete permes nje njoftimi te shperndare per mediat. Ai shpjegon arsyet te cilat sipas tij jane racionale qe e shtyne te zgjidhte rrugen e lsquodivorcit me Partine Socialiste dhe bashkimin me LSI-ne te cilen ai e arsyeton si mundesi per te mbetur socialist. Iu bashkova Levizjes Socialiste per Integrim per te mbetur socialist. I lashe afat Partise Socialiste qe te reflektonte deri ne 29 tetor dhe prisja pergjigje pozitive prej saj por nuk mora asnje pergjigje - u shpreh Tavo.
Bashkimin e deputetit Tavo me LSI-ne e ka pershendetur edhe vete kreu i kesaj force politike Ilir Meta. Meta ka pranuar integrimin e Tavos ne grupin e LSI-se madje duke e konsideruar kete si zgjidhje te drejte dhe te pranueshme per kedo. Kjo eshte nje zgjidhje e drejte. Une dua ti uroj mireseardhjen ne grupin tone parlamentar deputetit te njohur socialist Vangjel Tavo njekohesisht nje koleg i imi por edhe i z. Rama prej gati 20 vitesh ne Partine Socialiste. Ne bashke me Vangjel Tavon do te punojme per interesat e shqiptareve. Deputeti Vangjel Tavo eshte kolegu yne prej 20 vitesh u shpreh kreu i LSI-se Ilir Meta.
Vangjel Tavo
Sot rreth nje muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te ctensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do me kthente mua ne grupin parlamentar te Partise Socialiste.
Pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist.
Ilir Meta
Besoj se kontributi i z.Tavo do te jete nje kontribut i shtuar ne vlera ne ide per shkak te eksperiences qe ai ka por edhe grintes politike qe ka treguar vazhdimisht. Ne kete menyre une besoj se ne te gjithe se bashku do te arrijme te mbrojme interesat e te gjithe qytetareve shqiptare qe duan integrimin e vendit dhe njekohesisht vlerat dhe aspiratat e te gjithe atyre socialisteve dhe progresisteve qe kane objektiv kryesor pershpejtimin e integrimit europian te Shqiperise pasi me kete eshte e lidhur jo vetem kontributi i shumices se shoqerise shqiptare per 20 vite por edhe e ardhmja e mbare shoqerise sone dhe e gjithe qytetareve shqiptare. Edhe njehere tjeter e falenderoj z. Tavo per zgjedhjen qe ai ka bere. Jam i bindur qe kjo eshte nje zgjedhje e drejte eshte nje zgjedhje e mirepritur nga ana jone dhe eshte nje zgjedhje qe do te beje te mundur edhe njehere tjeter rritjen e angazhimit te perbashket per te mbrojtur ato vlera ato principe qe na kane bashkuar prej kohesh dhe mbi te gjitha per te cuar perpara integrimin europian te vendit tone.