Opozita jeton me mallkimet kunder vendit
Si ne Paris edhe ne Bruksel te martuar apo jo drejtuesit e PS i japim kuptim aksionit te tyre politik permes mallkimeve per vendin e tyre permes sabotimit te heqjes se vizave gezimit per mosmarrjen e statusit te kandidatit per ne BE si dhe permes ferkimit te duarve sa here ekonomia ka probleme. Aspirata per ti pare shqiptaret ne hall e ka trashegimine tek themelimi i Partise Komuniste prej jugosllaveve dhe letra e djeshme plot mallkime e Gramoz Rucit ishte vetem nje shfaqje e re e antishqiptarizmit te vjeter te se majtes
Opozita shqiptare spo del dot nga hendeku i piset ku eshte zhytur bashke me politiken e saj delenxhije e cila udhehiqet nga Edi Rama dhe ish gjeneralet e Enverit te cilet i kane lyer duart me gjakun e te rinjve shqiptare gjate demostrave mbarepopullore per gjene me te shtrenjte te qenies njerezore lirine. Pikerisht ate liri te fituar nga qindra e mijera te rinj ne levizjet e para te fillim 90-es mbeten nje brenge e pashlyer ne merakun e vrerosur te Gramoz Rucit dhe trashegimtareve te bllokut te dyte te nomeklatures komuniste. Ne pamundesi per te organizuar rrokaden popullore apo abrogimin e situates ne veprimtari te paligjshme sic ka paralajmeruar Spartak Ngjela Gramoz Ruci me qellim per te demostruar nje sjellje moderuese krejt manipuluese kjo ka rinisur dergaten e letrave drejt institucioneve te Bashkimit Evropian. Me porosi te Edi Rames Ruci po luan fare mire rolin e nje ushtari te rendomte atehere kur eprori kryen adetet e qejfit dhe ahengut ne Love City ne Paris. Megjithe tentativat per te treguar modernitetin dhe cekjen e vlerave te evropes se zhvilluar ndonese sharrohet se pretendimet e socialisteve dhe te se majtes ne teresi jane mbajtja peng e cdo tentative per tiu afruar standardeve te BE-se kjo nuk e shpeton dot opoziten nga epiteti si defaktorizuese e reformave. Kurrsesi smjafton fakti qe Ruci mundohet te tregoje korrektesine e tij por kjo as ia fsheh faktin rrenqethes te qenurit ish minister i diktatures hoxhiste por po ashtu as ia fsheh gjurmet ne firmen tragjike me kalemin vrases qe shenoi ekzekutimin barbar te 4 te rinjve ne qytetin e Shkodres nga forcat e sigurimit te shtetit pse ata protestuan demokratikisht per liri. Kesisoj kurrsesi smund te konsiderohen te mireqena letrat dhe telegramet qe Gramoz Ruci i percjell Brukselit pasi ne paragrafet e artikuluar sgjen gje tjeter vecse vrer per ate qe kancelarite perendimore kane shprehur dhe vleresuar per proceset e integrimit te Shqiperse dhe sigurisht per heqjen e vizave. Edi Rama smund te pranoje konsensusin e nderkombetareve pasi kundershtari i tij i drejtperdrejte politik Sali Berisha eshte promotor i integrimit te vendit dhe heqjes se vizave per qytetaret. E vetmja mundesi e klikes fatkeqe te Edvinit ishte nderprerja me cdo kusht e linjes se integrimit dhe kjo improvizua permes protestave mosbindjes civile dhe telegrameve te zeza qe i drejtoheshin Brukselit me synimin e vetem shpalljen e Shqiperise si mace e zeze jo vetem ne Ballkanin Perendimor por ne te gjithe Evropen. Ndaj ne kushtet kur BE do marre vendimin per vizat si dhe KE do te publikoje raportin dhe njeherazi opinionin per statusin kandidat arsyetohet se letra e Rucit eshte mallkimi i fundit kunder vendit dhe integrimit ne strukturat e Bashkimit Evropian. E rendesishme eshte qe Fule Schulz dhe Daul sdo trajtojne me seriozitet trumaksjen e Rucit dhe Rames.
...