Replika të ashpra mes Braçes dhe Olldashit
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Erjon Braçe, kanë shkëmbyer replika të ashpra për një projekt të Bankës Botërore në jug të vendit. Replikat kanë përfunduar edhe në sharje personale duke risjellë edhe një herë skenat me fjalor ofendues në sallën e Kuvendit. Braçe kërkoi nga podiumi i Kuvendit hetim nga drejtësia shqiptare në lidhje me një projekt të Bankës Botërore, të ndërmarrë për zonën e Jalës. Duke folur për një raport të kësaj Banke, numri dy i deputetëve socialistë denoncoi veprimet e kryera në kundërshtim me direktivat e drejtuesve të këtij projekti. “Qeveria dhe përfaqësues të saj kanë gënjyer në shërbim të interesave klienteliste. Institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet t i shkojnë në fund kësaj çështjeje”, - u shpreh Braçe. Ai shtoi se në raportin e Bankës Botërore thuhet se në zbatimin e këtij projekti ka konflikt interesi. “Menaxhimi i projektit të bregut të Jugut të vendit ka qenë në konflikt të pastër interesi. Këtu në raport thuhet se drejtori i këtij projekti është një prej familjarëve, të një prej udhëheqësve më të lartë të qeverisë shqiptare, dhe ky është Kryeministri i vendit. Dhe drejtori i projektit është dhëndri i tij”, - tha deputeti socialist. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së Braçes, duke garantuar transparencën e projektit. Ai theksoi se plani i zhvillimit të bregdetit të jugut vendos vetëm kriteret e përgjithshme mbi të cilat do të zhvillohet kjo zonë dhe nuk përcakton njolla ndërtimi. “Ka patur në të vërtetë një plan klientelist në fillim të vitit 2005, të bërë me ngut nga ish-zëvendësministri socialist, Artan Lame, sot sekretar i Asamblesë së partisë së Bashkisë”, - deklaroi Olldashi. Ai shtoi se një plan të tillë "pullali", kjo qeveri e rrëzoi menjëherë dhe imponoi përcaktimin vetëm të kritereve dhe parimeve mbi të cilat vetë bashkitë dhe komunat e bregut do të hartojnë planet rregulluese, "gjë që kemi ndërmend ta bëjmë edhe me planin rregullues të kryeqytetit". Kreu i MPPTT-së theksoi se bazuar në marrëveshjen me Bankën Botërore, ka qenë detyrim i Koordinatorit Kombëtar të Projektit, fotografimi ajror i zonës së përfshirë në studim dhe përcjellja e të dhënave si pranë Bankës Botërore, ashtu edhe pranë institucioneve shqiptare. Në periudhën 2004-2007, sipas Olldashit, janë ndërmarrë qindra prishje të ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, në Dhërmi, Himarë, Jalë, Qeparo, Sarandë, Ksamil, Golem, Velipojë, Spille, Gjiri i Lalëzit, Shëngjin etj, si detyrim i patjetërsueshëm i qeverisë shqiptare për zbatimin me përpikëri të ligjit në të gjithë territorin e vendit, dhe në mënyrë të barabartë ndaj kujtdo. Por në deklaratë e sipër, ka ndërhyrë Braçe, i cili ka kundërshtuar deklaratën e Olldashit. Të drejtpërdrejta kanë qenë fjalët e Olldashit ndaj Braçes. “Mbylle gojën, palaço i vogël. Ulu, shko ulu dhe pusho”, - i është drejtuar ministri, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009