Ristani, kryetari i ri i KQZ-së, me 98 vota pro
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kuvendi, edhe pse jashtë afateve, ka miratuar dje me votim të fshehtë, emrat e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni, Dëshira Subashi, Artan Laze, Pandeli Varfi dhe Klement Zguri janë anëtarët e rinj të strukturës kryesore që do të menaxhojë zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërsa në krye të këtij komisioni do të jetë përfaqësuesi i demokratëve, Arben Ristani. Vetëm pak kohë më parë Ristani la detyrën e anëtarit të KQZ-së për të marrë atë të dekanit në Shkollën e Magjistraturës. Por duket se posti i kryetarit i ka bërë të ndryshojë mendje. Pro tij votuan 98 deputetë, ndërsa 8 votuan kundër dhe 1 abstenoi. Kuvendi ka dhënë mbështetjen e tij dhe për anëtarët e KQZ-së. Kështu Klement Zguri u rizgjodh anëtar i KQZ-së me 98 vota pro, 15 kundër, 1 abstenim, ndërsa përfaqësuesi i PSD-së, Pandeli Varfi mori 90 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime. Edhe më shumë vota kanë marrë emrat e ardhur nga PD dhe PS. Kështu Dëshira Subashi, e propozuar nga PS, e cila rizgjidhet në postin e anëtarit të KQZ-së, mori plot 100 vota pro, vetëm 5 kundër dhe 5 abstenime, ndërsa propozimi tjetër i PS-së, Artan Laze, mori 102 pro, 8 kundër dhe 4 abstenime. Hysen Osmanaj, i propozuar nga PD mori 103 vota, 9 kundër dhe 3 abstenime ndërsa Vera Shtjefni mori 100 vota pro dhe vetëm 4 abstenime. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka kundërshtuar gjithë procedurën e ndjekur nga mazhoranca dhe Partia Socialiste. Numri dy i LSI-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Pëllumb Xhufi, tha se gjithë procedurat kanë qenë rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë dhe prandaj nuk mund të merrnin pjesë në votim.
Votimi
Dispozitat kalimtare të Kodit Zgjedhor dhe konkretisht neni 181 i tij përcakton afatet për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Kuvendi, 30 ditë pas datës së dekretimit të ligjit zgjedhor, duhet të zgjidhte anëtarët e KQZ-së, sipas nenit 14 të Kodit. Edhe pse disa ditë me vonesë, politika ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët për 7 anëtarët e rinj të kësaj strukture. Pas votimit në Kuvend tashmë pritet betimi i tyre, i cili nuk mund të kryhet më vonë se 24 orë nga dita e zgjedhjes. Vetëm pas betimit para Presidentit, institucioni i administrimit të zgjedhjeve do të mund të fillojë zyrtarisht nga puna për përgatitjen e procesit të ardhshëm elektoral të 28 qershorit. Me ndryshimet e fundit në Kuvend, KQZ-ja, e cila do të administrojë procesin e ardhshëm zgjedhor do të përbëhet vetëm nga 7 anëtarë dhe jo nga 9 siç ishte më parë. “Anëtari i KQZ-së ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Fillimi dhe mbarimi i mandatit të anëtarit të KQZ-së përcaktohet në këtë Kod. Anëtari i KQZ-së e ushtron këtë detyrë me kohë të plotë. Funksioni i tij është i papajtueshëm me çdo detyrë ose funksion tjetër politik publik ose provat me përjashtim të mësimdhënies”, - thuhet në neni 13 të Kodit Zgjedhor. Anëtarëve të rinj të këtij institucioni dhe të rizgjedhurve u mbetet shumë pak kohë për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore për procesin e ardhshëm të 28 qershorit. Eksperienca e të rizgjedhurve pritet ta lehtësojë disi këtë proces.
Gjata
“Zgjedhjet në Shqipëri, asnjëherë të lira dhe të ndershme”
Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme është theksuar këtë herë nga vetë ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. Në ditën e tij të fundit si numri një i KQZ-së, Gjata pranon për herë të parë se në Shqipëri nuk janë arritur ndonjëherë zgjedhje konform standardeve. “Uroj të realizojë atë që gjithë kryetarët e këtij komisioni e kanë pasur një ëndërr. Që nga viti 2000 e këtej, pavarësisht qëndrimeve nuk ka pasur kryetar të KQZ-së, i cili të mos ketë pasur një dëshirë të tij të brendshme: të jetë i pari që të realizojë në këtë vend zgjedhje të lira e të ndershme konform standardeve të Bashkimit Evropian. Unë uroj që KQZ-ja e ardhshme, së bashku me kryetarin e ri, të jenë të parët që do të realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme konform standardeve”, - u shpreh Gjata. Sipas ish-kreut të KQZ-së, kryetari i ri që do të marrë detyrën të martën do të përballet me sfida të vështira sidomos në zbatimin e kodit të ri. “Shumë i gjatë diskutimi në lidhje me Kodin. Ka probleme, vështirësi do të ketë, por le të shpresojmë që do t ia arrijë”, - tha Gjata.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009