Lulzim Basha shtyn gjyqin në Gjykatën e Lartë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Lartë ka marrë parasysh kërkesën e avokatit Zef Nikaj për shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Transporteve, Basha. Edhe pse për të tretën herë radhazi kreut të diplomacisë i qëllon të jetë me shërbim ditën e caktuar nga gjykata për t u paraqitur në gjyq, togat e zeza e kanë marrë parasysh kërkesën e tij. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se Gjykata e Lartë ka shtyrë për muajin tjetër seancën e parë gjyqësore ku po procedohet penalisht ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm. Shkak ka qenë impenjimi i ministrit me punë jashtë vendit. Sipas të njëjtave burime mësohet se séance, që pritej të zhvillohej dje në orën 10:00 të paradites në Gjykatën e Lartë, zgjati vetëm pak minuta, pasi Kolegji Penal i kryesuar nga Spiro Spiro vendosi të marrë parasysh kërkesën e avokatit të Bashës, Zef Nikaj, për shtyrjen e procesit gjyqësor. Seanca tjetër e gjykimit fillestar u caktua më 27 shkurt. Ministri Basha kërkoi nëpërmjet avokatit të tij që të shtyhej seanca pasi, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, ndodhet për angazhime jashtë vendit, kryesisht në forumin ekonomik të Davosit në Zvicër. Ish-ministri i Transporteve dhe njëkohësisht shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, akuzohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri ka abuzuar me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Dëmi i shkaktuar shtetit, llogaritet të kapë shifrën e 230 milionë eurove. Basha dhe Toma do të përgjigjen në Gjykatën e Lartë për akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe "shkeljes së barazisë në tendera". Për abuzime me fondet u hetuan dhe ish-zv.ministri i Transporteve, Armand Teliti, dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Por për mungesë provash dhe faktesh Prokuroria e pushoi akuzën ndaj tyre. Lulzim Basha është i pandehuri kryesor në këtë proces dhe i pari ministër që do të gjykohet nga Gjykata e Lartë.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009