Zhvillimi i qëndrueshëm rural
Bujqësia shqiptare vazhdon të zërë një pozicion të rëndësishëm në zhvillimin kombëtar për sa i përket peshës së saj në Prodhimin Bruto si dhe numrit të popullsisë të lidhur me të, rreth 51%. Ne jemi një vend i varfër me tokë bujqësore, e cila përfaqëson rreth 24% të totalit të sipërfaqes, nga e cila vetëm 43% shtrihet në zonën fushore. Problematika e bujqësisë ndërlikohet akoma më shumë duke pasur parasysh fragmentimin e madh të tokës ku madhësia mesatare e fermave në Shqipëri arrin në 1.1 ha. Janë këto disa nga arsyet që së bashku me prapambetjen e madhe historike kanë bërë që rreth 50% e të varfërve janë fermer dhe që varfëria urbane ka rënë më shpejt se varfëria rurale. Prandaj zhvillimi i bujqësisë ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e mazhorancës aktuale, duke i parë fermerët jo si një grup njerëzish që punojnë tokën dhe prodhojnë perime apo drithëra për nevojat e tyre, por duke treguar një kujdes të veçantë për zhvillimin e zonave rurale, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ngritjen e një infrastrukture rrugore, arsimore dhe shëndetësore të krahasuar me zonat urbane. Për këtë arsye qeveria demokratike ka miratuar strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm rural 2007-2013. Dokumenti është përgatitur sipas direktivave të përshkruara në nenin 11 të Rregullores së Këshillit Evropian, për mbështetjen e zhvillimit rural. Plani bazohet në parimet e menaxhimit të burimeve natyrore të rinovueshme dhe i kushton vëmendje të veçantë ruajtjes së peizazhit kulturor dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe mirëmbajtjes së vendbanimeve dhe ruajtjes së identitetit rural në fshat.
Synimet e Strategjisë së Zhvillimit Rural në Shqipëri janë:
1. Rritja e aftësisë konkurruese të sektorit bujqësor dhe agro-ushqimor.
2. Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit duke menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në zonat rurale.
3. Përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale dhe nxitja e aktiviteteve të shumëllojshme ekonomike, nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës.
4. Zhvillimi i kapaciteteve institucionale për të planifikuar, menaxhuar dhe bashkërenduar efektivisht aktivitetet në mbështetje të zhvillimit rural.
Zhvillimi i agro-industrisë është një aspekt i rëndësishëm për punësimin full-time të njerëzve në fshat dhe rritjen e të ardhurave të tyre.
Investimet në agro-biznes gjatë këtyre 3 viteve të fundit janë trefishuar duke arritur në 2.9 bilionë lekë. Rritja ka ndodhur si në teknologjinë e prodhimit dhe tek ndërtesat, ku një pjesë e madhe e kësaj rritjeje është financuar nga rritja e kredive bankare, e cila tashmë përbën rreth gjysmën e investimit total në agro-industri. Shqipëria ka tradita në prodhimin e produkteve ushqimore të cilat janë të njohura në tregjet evropiane, si vaji i ullirit, varietetet e kosit, djathi i bardhë, mishi, molusqet etj. Suksesi në të ardhmen i zhvillimit të sektorit të përpunimit dhe aftësisë për të konkurruar me sektorin dinamik të prodhimit të produkteve ushqimore në Evropë varet në gatishmërinë e tij për t’u rritur nëpërmjet përmirësimit teknologjik. Mjedisi Rural është jo vetëm vendi ku kryhet veprimtaria e përditshme bujqësore apo blegtorale, por edhe një potencial i pashfrytëzueshëm, fitimprurës dhe afatgjatë. Prandaj duhet ruajtur qëndrueshmëria në përdorimin e tij dhe të burimeve natyrore.
Pyjet përbëjnë rreth 37% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit dhe përfaqësojnë një bazë shumë të rëndësishme të burimeve natyrore.
Rreth 6% e territorit të vendit, pra 58 zona, janë shpallur zona të mbrojtura, sipas të njëjtave parime që janë aplikuar tek rrjeti “Natyra 2000”. Kjo është e krahasueshme me rreth 18% të vendeve të BE-së.
Ruajtja e trashëgimisë historike dhe kulturore e zonave rurale është një tjetër anë e rëndësishme për ruajtjen e identitetit të tyre të vërtetë. Kjo e bën ringjalljen dhe mbrojtjen e trashëgimisë rurale pjesë të pandarë të politikës së zhvillimit rural. Mbrojtja e kësaj trashëgimie do të sjellë përfitime ekonomike nga zhvillimi i turizmit.
Mundësia e zbatimit të bujqësisë tradicionale që ruan tiparet e veçanta shqiptare, siç janë zonat me shumëllojshmëri të kulturave bujqësore, kultivimi i llojeve autoktone përbën një tjetër avantazh të krahasuar të bujqësisë shqiptare.
Gjithashtu, bujqësitë tradicionale luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shumëllojshmërisë së specieve të kafshëve të egra dhe bimëve, të zonave natyrore me vlerë të madhe ekologjike, ruan habitatet specifike dhe biodiversitetin ekzistues të mjedisit bujqësor.
Cilësia e jetesës në zonat rurale
Derisa bujqësia në zonat rurale do të vazhdojë të luajë një rol dominues, si i vetmi burim punësimi. Biznesi rural jo-bujqësor do të jetë si në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore një alternativë për rritjen e të ardhurave, në uljen e papunësisë dhe reduktimin e migracionit. Zhvillimi i aktiviteteve me karakter jobujqësor në zonat rurale është minimal dhe ka natyrë informate, prandaj përbën një mundësi të pashfrytëzuar dhe një potencial të madh për rritjen e cilësisë së jetës në fshat.
Krijimi i vendeve të punës në zonat rurale jashtë sektorit bujqësor do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në të ardhmen. Shumica e këtyre vendeve të punës mund të krijohen nga biznesi familjar apo bizneset e vogla, me aktivitete të cilat plotësojnë sektorin e bujqësisë (p.sh. turizmi, përpunimi dhe zejtaria lokale, kultivimi i bletarisë) që synojë në zhvillimin e ndërmarrjeve bazuar në avantazhet konkurruese që ka fshati (njohuritë tradicionale, fuqinë punëtore, lëndën e parë dhe kushtet e punës).
Turizmi i fermave mund të jetë një burim tjetër të ardhurash të rëndësishme për fermat dhe baze për zhvillimin e zonave më pak të zhvilluara, si p.sh. rajonet malore.
Mundësi tjetër e pashfrytëzuar është edhe zhvillimi i turizmit rural i kombinuar me bujqësinë organike. Fermat që janë aktive në fushën e turizmit, mund t’i ofrojnë tregut turistik, turizmin e fermave ekologjike, si një mundësi e re që po bëhet popullore në gjithë Evropën.
Disa ferma, përreth qytetit të Tiranës, mund të orientohen drejt fermave të hapura që vizitohen nga qytetarët të cilët qëndrojnë një ditë, që blejnë prodhime bujqësore, konsumojnë diçka dhe mësojnë mbi jetën në fermë. Zhvillimi i agro-turizmit, fermave të hapura, të cilat ofrojnë shërbime të lidhura me to, duhet të mbështetet fuqimisht nëpërmjet politikave të zhvillimit rural.
Zhvillimi i qëndrueshëm rural realizohet jo vetëm nga investimet direkt në fushën e bujqësisë, por edhe nga koordinimi i ndërhyrjeve të realizuara në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe në fushën e përkrahjes sociale.
Ndikimi rural i këtyre aktiviteteve duhet të monitorohet nëpërmjet sistemit të raportimit ”rural proofing” në të cilin çdo ministrisë do t’i kërkohet të prodhojë një raport periodik mbi ndikimin rural të aktiviteteve të saj.
Raportet vjetore të raportimit për arsimin dhe shëndetësinë do të përmbajë shpërndarjen gjeografike të shpenzimeve për arsimin për person, për ato zëra që mund t’u kalohen rajoneve.
Për investimet në infrastrukturë, raportet vjetore do përshkruajnë vendin ku zhvillohen investimet dhe do analizojnë numrin e ndërhyrjes që organizohen në zonat rurale.
Zhvillimi i qëndrueshëm rural përbën strategjinë kryesore të qeverisë shqiptare për përmirësimin e cilësisë së jetës në fshat në mënyrë të tillë që fëmijëve t’u afrohen mundësi të barabarta në gjithë vendin.