E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvishet dhe bën striptizëm zv/ministri i Shëndetësisë

Deputetët e parlamentit shqiptar, të pozitës e opozitës janë shokuar pasditen e djeshme ndërsa kanë qarkulluar në celularët e tyre videon streaptise të zv,ministrit të shëndetësisë, Ivanaj. 

TIRANE- Arben Ivanaj, është zv,ministri i shëndetësisë që ka shfrytëzuar një ceremoni me stafin për të bërë pak striptizëm. Deputetët e parlamentit shqiptar, të pozitës e opozitës janë shokuar pasditen e djeshme ndërsa kanë qarkulluar në celularët e tyre videon streaptise të zv,ministrit të shëndetësisë. Ivanaj, i hipur mbi tavolinë, jo vetëm ka kërcyer, por dalëngadalë ka zhveshur rrobat. Skena i ka pëlqyer zëvendësministrit, i cili nga njëra anë kërcente me shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ndihej i admiruar ndërsa i bëheshin foto pa fund edhe nga të tjerët që kishte përreth.
Ndoshta në gjendje disi të dehur, zv.ministri është filmuar me një aparat celulari për veprimin që kryente. Ndërkohë që në seancën e pasdites, u bë një denoncim publik në Kuvend nga deputeti i PS Braçe, për këtë skenë publike në sy të stafit, të zv.ministrit të shëndetësisë.

Arben Ivanaj, është vendosur në postin e zv.ministrit që në vitin 2005, kohë në të cilën PD dhe maxhoranca fituan zgjedhjet. Edhe pse janë ndërruar disa ministra që në atë kohë, zv,ministri nuk është larguar asnjëherë nga ajo detyrë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›