Zhytësit maqedonas dhe shqiptarë futen në fund të detit për të vendosur zbukurimet
Këtë vit, rreth 30 palombarë nga Shqipëria dhe Maqedonia dekoruan një pemë Krishtlindjesh, apo siç i themi ne në vend, pema e Vitit të Ri. Tre nga zhytësit ndodheshin për herë të shtatë në këtë event në ujërat e liqenit të Ohrit.
Zhytësit e dekoruan pemën me ornamente të mbushura me peshë, kështu ato do të dukeshin natyrale brenda në ujë. Më pas ata i uruan mirëseardhjen plakut të Vitit të Ri, duke uruar njëri-tjetrin dhe duke bërë gëzuar me shampanjë.
Kjo traditë ka nisur nga disa anëtarë të klubeve të zhytjeve “Ohër” dhe “Amfora” dhe është kthyer tashmë në një lloj tërheqje turistike. Sipas organizatorëve, kjo do të sjellë edhe më shumë vizitorë në Ohër me rastin e festave të fundvitit.
Zhytësit do të vendosin edhe një pemë tjetër të Vitit të Ri, njësoj si në liqenin e Ohrit, por këtë herë në lumin Drin pranë Manastirit të Shën Naumit.