Zidane e do Francën

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se synon që një ditë të drejtojë përfaqësuesen e Francës.
40 vjeçari i cili së fundmi braktisi postin e drejtorit sportiv në Real Madrid me synim të vazhdojë shkollimin e tij për trajner, ka njoftuar se dëshiron të udhëheq Trekolorët.
“Një ditë do të më pëlqente të më ofrohet mundësia e drejtimit të ekipit të Francës. Por, tani është ende herët të flas rreth kësaj sepse skuadra ka një trajner. Megjithatë, e pranoj se është një detyrë që do të më pëlqente ta bëjë në të ardhmen”, deklaroi Zidane për L’Equipe.