E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Maiconin

Inter synon të vazhdojë kontratën e mbrojtësit të djathtë Maicon. Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët duan të sigurojnë qëndrimin e Maiconit në Giuseppe Meazza pas lajmit se braziliani është shndërruar në objektiv transferimi për klubin francez Paris Saint-Germain.

Maicon, i cili erdhi në Inter nga Monaco më 2006, ka kontratë me gjigantin milanez deri në qershor 2013 kurse thuhet se mund t’i ofrohet një marrëveshje e re deri më 2015.

30 vjeçari ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni pas tejkalimit të problemeve me lëndime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›