Zihen për politikë, i kafshon veshin mikut
Një sherr banal i ka kushtuar
shumë një 22-vjeçari, të
cilit i kanë kafshuar veshin
dhe ka përfunduar në spital në
gjendje të rëndë. Ngjarja e rrallë ka
ndodhur gjatë ndjekjes së një debati
politik në një emision televiziv,
ku dy protagonistët ishin pozicionuar
në kahe të ndryshme. Burimet
zyrtare të policisë bënë të
ditur se ngjarja ka ndodhur mesnatën
e së enjtes, ndërkohë që
arrestimi i agresorit është bërë
pasditen e djeshme. Sipas informacioneve
nga policia, ditën e
djeshme, në orën 17.00, u bë arrestimi
në flagrancë i shtetasit
Hasan Sinan Selmani, 38 vjeç, lindur
në Prizren dhe banues me
qira, në rrugën "Jordan Misja". Policia
shpjegoi se arrestimi i tij u bë
pasi në orën 24.00 të dy netëve më
parë, në banesën ku jeton me qira,
gjatë një debati banal për një emision
televiziv, ka kafshuar me
dhëmbë veshin e majtë të Jovalin
Boçit, 22 vjeç, lindur në Lushnjë
dhe banues në të njëjtën shtëpi.
Nga kafshimi, 22-vjeçari lushnjar
është dëmtuar dhe ka humbur
shumë gjak. Menjëherë, ai është
dërguar në spital, por mësohet se
ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia tha se protagonistët
e kësaj ngjarjeje ishin shokë
prej kohësh, por gjatë debatit politik
në emisionin televiziv ishin pozicionuar
në kahe të ndryshme. Gjatë
debatit ka ardhur edhe sulmi ndaj
të riut, të cilit tifozllëku për politikën
për pak i ka kushtuar me jetë. Policia
tha mbrëmë se pritet përmirësimi
i gjendjes shëndetësore të djalit
të dëmtuar, për të sqaruar plotësisht
rrethanat e ngjarjes.
shumë një 22-vjeçari, të
cilit i kanë kafshuar veshin
dhe ka përfunduar në spital në
gjendje të rëndë. Ngjarja e rrallë ka
ndodhur gjatë ndjekjes së një debati
politik në një emision televiziv,
ku dy protagonistët ishin pozicionuar
në kahe të ndryshme. Burimet
zyrtare të policisë bënë të
ditur se ngjarja ka ndodhur mesnatën
e së enjtes, ndërkohë që
arrestimi i agresorit është bërë
pasditen e djeshme. Sipas informacioneve
nga policia, ditën e
djeshme, në orën 17.00, u bë arrestimi
në flagrancë i shtetasit
Hasan Sinan Selmani, 38 vjeç, lindur
në Prizren dhe banues me
qira, në rrugën "Jordan Misja". Policia
shpjegoi se arrestimi i tij u bë
pasi në orën 24.00 të dy netëve më
parë, në banesën ku jeton me qira,
gjatë një debati banal për një emision
televiziv, ka kafshuar me
dhëmbë veshin e majtë të Jovalin
Boçit, 22 vjeç, lindur në Lushnjë
dhe banues në të njëjtën shtëpi.
Nga kafshimi, 22-vjeçari lushnjar
është dëmtuar dhe ka humbur
shumë gjak. Menjëherë, ai është
dërguar në spital, por mësohet se
ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia tha se protagonistët
e kësaj ngjarjeje ishin shokë
prej kohësh, por gjatë debatit politik
në emisionin televiziv ishin pozicionuar
në kahe të ndryshme. Gjatë
debatit ka ardhur edhe sulmi ndaj
të riut, të cilit tifozllëku për politikën
për pak i ka kushtuar me jetë. Policia
tha mbrëmë se pritet përmirësimi
i gjendjes shëndetësore të djalit
të dëmtuar, për të sqaruar plotësisht
rrethanat e ngjarjes.