Zinedin Zidan, superylli i Bangladeshit

Plot 25 milionë telespektatorë ndoqën të martën Zinedin Zidanin, i cili luajti në një ndeshje të dy ekipeve të të rinjve, deri ne 16 vjec, në Dhaka, bëri të ditur një shoqëri anketash dhe marketingu. "Ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë tifozët e futbollit dhe ndeshja është ndjekur nga rreth 25 milionë telespektatorë", - theksoi Samir Kumar Pal, i kësaj shoqërie. "Popullariteti i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi shumë të nderuar, pasi ai do të japë frymëzim për futbollistët e rinj", - tha Anvarul Hak Helal, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Bangladeshit.
"Tifozët në Bangladesh ishin tepër të shokuar për kartonin e tij në finalen e Botërorit 2006, por ai vazhdon të jetë një idhull", - theksoi ai. Zinedin Zidan erdhi në Dhaka të hënën, me ftesë të fituesit të Cmimit "Nobel" për Paqen, për vitin 2006, Muhamad Junus, dhe luajti me fanellat e të dy klubeve në këtë ndeshje, që u transmetua direkt nga një televizion privat. Të martën, ish-kapiteni i ekipit të Francës, u takua me klientët e "Grameen Bank", një bankë mikro-krediti, që është krijuar nga ekonomisti bangladeshas. Bangladeshi, me një popullsi prej 144 milionë banorësh, është një ndër vendet më të varfëra të botës.