E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeste M'Bami, “tersi” i Lorik Canës

Olimpiku i Marsejës, duket se ka marrë rrugën e kundërt të një ekipi të madh, atë të "tatëpjetës", teksa javë pas javë po humbet pozicione të rëndësishme në tabelën e renditjes së Ligës së Parë franceze. Pas një fillimi të jashtëzakonshëm dhe dukshëm si një nga pretendentët për të thyer hegjemoninë absolute pesëvjecare të Olimpikut të Lionit, Marsejën e ka kapur një "sëmundje", që për momentin duket si e pashërueshme. Marseja ka pësaur katër humbje rresht në Ligën 1 dhe në Kupën e Ligës franceze. 11 gola të pësuar dhe vetëm 3 të shënuar flasin për një krizë totale të kampit marsejez.
Forma e lojtarëve të Albert Emon po ekzaminohen nga e gjithë media franceze. Dyshimet janë mbi të gjithë lojtarët, dhe këtu nuk përjshtohet edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Mesfusha e Marsejës, dhe sidomos sektori shkatërrues ka marrë numrin më të madh të kritikave qysh prej mbërritjes së Modeste M'Bami nga Paris Saint Germain, në orët e fundit të merkatos verore. M'Bami nuk ka mundur të dëshmojë asgjë nga vlerat e pritshme prej tij, madje duke vënë në vështirësi edhe Lorik Cana që ishte një nga lojtarët më efektivë të Olimpikut të Marsejës, para mbërritjes së kamerunasit. Një dyshim i fortë në lidhje me mungesën e produktitetit është edhe për repartin ofensiv ku bën pjesë një emër i madh si Frenk Riberi, që thuajse është në hije në ndeshjet e fundit, për të mos përmendur sulmin që ështëe linja që krijon më pak besim. Situata nuk është katastrofike, cdo klub ka një periudhë të vetën gjatë një sezoni që përjeton momente të tilla, por ajo që kërkohet tashmë nga Marseja, Frenk Riberi dhe Lorik Cana është rikthimi te fitorja dhe kapërximi i momentit të keq psikologjik.
Emiljano Kociu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›