E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pranon pasaportat e reja kosovare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se pranojnë pasaportën e re të Republikës së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane në Kosovë, ku thuhet se SHBA-të zyrtarisht e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument valid dhe që nga data 1 Gusht ka aprovuar vendosjen e vizave në pasaportat e Kosovës për udhëtim në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut do të vlejnë gjithashtu gjer në skadimin e afatit të tyre.

SHBA njoftoi se në pasaportat e reja do të vendosë vizat dhe jo më në dokumentacione të tjera të posaçme që ishte praktikuar deri tani. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›