Shqipëria merr fonde shtesë nga programi “Një OKB”
Qeveria e Holandës do t’i sigurojë mbështetje të mëtejshme Shqipërisë, duke kontribuar mbi gjysmë milion dollarë në programin “Një OKB”. Ky është kontributi i dytë i qeverisë holandeze për reformën e Kombeve të Bashkuara. Kontributi i mëparshëm kapte shifrën e mbi 900 mijë Eurove dhe shkoi në mbështetje të programit të përbashkët të OKB-së për barazinë gjinore.
Dje u nënshkrua një marrëveshje midis Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Henk G.C. van den Dool dhe Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara, Gülden Türköz-Cosslett. Fondet holandeze do të kalojnë në Fondin e Koherencës së Kombeve të Bashkuara, me fokus çështjet e mjedisit.
“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e dytë të Holandës për programin “Një OKB”. Fondet e përcaktuara do të shkojnë për mbështetjen e objektivave të Shqipërisë, për t’u integruar në BE dhe drejt prioriteteve të zhvillimit kombëtar”, tha Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Gülden Türköz-Cosslett. Nga ana e tij ambasadori holandez, tha se “Holanda i jep rëndësi të veçantë reformës së OKB-së, të cilën ne po e mbështesim në një nivel operacional për të përmirësuar efikasitetin e ndihmës dhe efiçencën.