Danimarka ‘josh’ largimin e emigrantëve
Danimarka është pajtuar ta dhjetëfishojë shumën e parave që do t’u ofrohet imigrantëve, që pranojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre për të qëndruar në Danimarkë. Zyrtarët thanë se shuma tani do të jetë 100 mijë kruna, apo më shumë se 20 mijë dollarë. Qeveria e qendrës së djathtë e arriti këtë marrëveshje me Partinë Popullore Radikale, si pjesë e negociatave për buxhetin e vitit 2010. Si pjesë e negociatave për buxhetin, aleati tradicional i qeverisë daneze tha se marrëveshja është arritur në orët e vona të së hënës. Refugjatët dhe ata që kanë shkuar në Danimarkë me skemat e bashkimit familjar aktualisht do të marrin 28,256 dollarë mbështetje financiare nëse pranojnë kthimin në vendin e tyre, nga të cilat 11,000 janë bonus. Bonusi zakonisht paguhet një vit pasi njerëzit kthehen në vendet e tyre dhe e drejta për të qëndruar në Danimarkë skadon.