E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST:Avari në rrjet, pa drita disa qytete

TIRANË-Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton sot se disa qytete kanë mbetur pa energji elekrike si pasojë e një avarie në rrjetin elektrik.
Prej orës 07:00, Golemi, Kavaja, Rrogozhina e Lushnja janë pa energji elektrike dhe si pasojë dhe pa ujë të pijshëm.
OST njofton se po punon për rregullimin e defektit, por nuk bën të ditur kohën kur do të përfundojë riparimi.
Ndërkohë Golemi e Kavaja këto ditë janë populluar së tepërmi nga pushuesit. Përvec temperaturave të nxehta, banorëve të këtyre qyteteve do t’u duhet të përballen sot dhe me mungesën e energjisë elektrike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›