'Wikileaks', qeveria shmangu përgjegjësinë për Gërdecin
TIRANE-Tragjedia e Gërdecit e ka trazuar keq politikën shqiptare, ndërsa në publik po formohet ideja se qeveria po llogarit shmangien e përgjegjësisë. Shqetësimi i ambasadës amerikane në Tiranë, në një raport drejtuar Departamentit të Shtetit në Uashington lidhur me këtë çështje sensitive, është bërë i ditur në një kabllogram të publikuar të premten në faqen e internetit "Wikileaks". Kjo faqe që tronditi disa muaj më parë diplomacinë amerikane, publikoi dje qindra kabllograme të reja, mes të cilave edhe ato të dërguara nga ambasada amerikane në Tiranë drejt Departamentit të Shtetit. Për Shqipërinë ka më shumë se 8 mijë dokumente në serverët e "Wikileaks", por ende nuk janë publikuar të gjitha.
Shqetësimi
Në kabllogramin e dërguar nga Tirana më 7 prill 2008, theksohet se, "pavarësisht nga përgjigja e shpejtë e qeverisë dhe dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Mediu, media vazhdon të furnizojë në mënyrë frenetike me informacione për Gërdecin, ndërsa opozita thekson se Berisha ende nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë. Pas tragjedisë së Gërdecit, qeveria u përqendrua menjëherë në përgjigjen e shpejtë për të mbijetuarit për të hequr vëmendjen nga çështja e fajësisë". "Politikisht, kryeministri e sakrifikoi ministrin Mediu brenda 48 orësh që prej shpërthimit, por ka refuzuar të bëjë ndryshime të nivelit të lartë në qeveri, përveç zëvendësimit të Mediut me zëvendëskryeministrin Oketa, para samitit të NATO-s". Mesazhi i dërguar nga ambasada amerikane thekson se "përpjekjet, edhe pse të shpejta, nuk kanë qenë në përputhje me masat e sigurisë". "Një ekip prej dhjetë anëtarësh i BE-së mbërriti pas një jave nga shpërthimi për të vlerësuar situatën dhe bëri rekomandime. Ky ekip dhe zyrtarët e ambasadës kanë lajmëruar zyrtarët e lartë të ushtrisë dhe qeverisë për rreziqet e shpërthimit të materialeve të tjera më vonë".
Pasiguria
Qeverisë i është thënë se është i pasigurt kthimi i banorëve në shtëpitë e tyre, ndërsa zyrtarët shqiptarë, për arsye tërësisht politike e kanë përshpejtuar kthimin duke kthyer edhe energjinë dhe furnizimin me ujë", thekson mesazhi. "Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka ngritur një ekip kompetent brenda prokurorisë për të hetuar ngjarjen. Spekulimet se djali i Berishës mund të ketë lidhje me Gërdecin nuk janë konfirmuar deri tani, por ato mbeten tema më popullore në gazeta dhe kafene. Opozita ka përfituar nga rasti për të ngritur zërin për dështimin e shtetit". Në komentet e ambasadës amerikane theksohet se "ka një bindje të madhe në mes të medias, opinionbërësve dhe publikut të informuar se qeveria, pavarësisht nga deklaratat për hetim të plotë të Gërdecit, po përllogarit mundësitë për të shpëtuar nga përgjegjësitë e katastrofës së Gërdecit. Për këtë arsye, Berisha është në moment delikat". "Ftesa për në NATO do të forconte pushtetin e Berishës për momentin dhe opozita nuk ka shumë në dorë për të rrëzuar qeverinë. Gjithsesi, rrëfime të tjera për atë çfarë dinin dhe çfarë nuk dinin zyrtarët e tij, apo një shpërthim tjetër në vend të pasigurt ende si Gërdeci, mund të ndryshonin tërësisht situatën. Në çdo rast, Berisha nuk do të donte të shkonte në zgjedhjet e vitit 2009 në këtë situatë kaq delikate", thekson kabllogrami.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Media përdor dosjen për të provuar lidhjet mes Shkëlzenit dhe aferës