Media përdor dosjen për të provuar lidhjet mes Shkëlzenit dhe aferës
TIRANE-Në një tjetër kabllogram të dërguar nga ambasada amerikane më 15 maj 2009, ngrihen shqetësime lidhur me procesin gjyqësor për çështjen "Gërdeci". "Më 11 maj 2009, Gjykata e Lartë nisi dëgjimin e çështjes kundër 27 të akuzuarve, përfshi këtu edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha.
Gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të larguar tre gjyqtarë për shkak të konfliktit të interesit, duke dëmtuar kështu imazhin te publiku për një gjyq të paanshëm", thekson mesazhi. Gazetat kryesore, në të njëjtën ditë thanë se kishin marrë dosjen e prokurorisë dhe nisën të publikojnë dëshmitë dhe provat çdo ditë. Shumë i përdorën informatat për të provuar lidhjet mes djalit të kryeministrit, Shkëlzenit, dhe kësaj historie. Kabllogrami vë në dukje gjithashtu se më "14 maj, persona të panjohur, por të dyshuar si të afërt me qeverinë, blenë dhe hoqën nga tregu të gjitha kopjet e "Gazetës Shqiptare", për shkak se ajo përmbante prova që lidhnin direkt djalin e kryeministrit me tragjedinë e Gërdecit. Qeveria nuk ka reaguar për këtë incident. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka hapur një hetim për rrjedhjen e informacionit, që mund të dëmtojë seriozisht çështjen e Gjykatës së Lartë dhe të shtojë peshën e akuzave nga qarqet pro qeverisë, se prokuroria është disi pro opozitës. Pjesa më e madhe e rrjedhjes së informacionit kishte lidhje me përfshirjen e djalit të Berishës. Për shembull, informatat tregojnë se vetëm pak orë pas shpërthimit në Gërdec, më 15 mars 2008, ministri Mediu i kishte telefonuar katër herë djalit të Berishës. Mihal Delijorgji, pronari i "Albademil", (kompanisë që drejtonte punën në Gërdec) i telefonoi Shkëlzenit vetëm 30 minuta më pas.
Gazetat vunë në dukje se nga janari deri në kohën e shpërthimit, Delijorgji kishte folur me Shkëlzenin 56 herë. Dokumentet e marra nga sekretaria e Ministrisë së Brendshme tregonin se gjatë 2007-ës dhe 2008-ës, Mediu kishte pasur takime të shpeshta me Shkëlzenin. Nëse rrjedhja e informacionit erdhi nga prokuroria, kjo tregon një nivel të habitshëm të papërgjegjësisë, nëse erdhi nga dikush që donte të sabotonte gjykatën, atëherë plani dështoi, pasi media e përdori atë për të sulmuar Berishën dhe familjen e tij. Por, sido që të jetë, gjyqi i Gërdecit dhe tymnaja për të do të luajnë një rol të rëndësishëm para zgjedhjeve të ardhshme.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)