E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Kreshpan të Fierit

22/08/2011  Flakët shkrumbojnë ullinjtë e kodrës së fshatit

FIER- Muaji i nxehtë i gushtit është shoqëruar me një numër të lartë të rënies së zjarreve në rrethin e Fierit dhe në krejt qarkun. Reparti zjarrfikës gjithnjë në gatishmëri në raste zjarresh duket se ka pasur shumë më tepër punë këtë stinë duke e krahasuar me vitet e tjera. Rasti më I fundit I rënies së zjarrit ka qenë paraditen e së dielës. Ka qenë ora 10 e ditës së diel kur një zjarr I përmasave të mëdha po shkrumbonte krejt faqen e kodrës së mbushur me ullinj, drurë të tjerë dhe shkurre të fshatit Kreshpan rreth 15 km larg qytetit të Fierit. Reparti zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe me gjithë terrenin kodrinor dhe të vështirë iu desh 3 orë lutë me zjarrin për të bërë të mundur lokalizimin dhe më tej fikjen e tij. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar repartin dhe punonjësit e zjarrfikësve, të cilët kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit rreth orës 13 të paradites së djeshme. Sipas specialistëve zjarrfikës është shkaktuar nga një cigare e ndezur nga pakujdesia e ndonjë kalimtari, ose nga e vet banorëve të zonës. Dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit është I konsiderueshëm dhe ka kapur një sipërfaqe prej gati 10 ha me ullishte, pemë të tjera dhe shkurre.

Ky është rasti i 45 i rënies së zjarrit në qarkun e Fierit për këtë stinë, ndërkohë që është arritur një shifër goxha e konsiderueshme e rënies së zjarreve dhe dëmeve të shkaktuar prej tij në krahasim me vitet e tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›