E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters pasqyron grevën e minatorëve në Bulqizë

TIRANË- Greva e urisë së punonjësve të minierave të Kromit në Bulqizë është pasqyruar sot edhe në agjencinë e lajmeve Reuters. Drejtuesi i sindikatës së minatorëve, Taf Koleci shprehet për këtë agjenci se siguria në punë është një prej kushteve të minatorëve si dhe rritja e pagës me 20 përqind.

“Siguria dhe shëndeti në punë është perspektiva e kësaj miniere. Po ashtu edhe rritja e pagës prej 20%”, thotë Koleci për Reuters.

Miniera e Bulqizes, 40 kilometra nga kryeqyteti i vendit, ka prodhur krom që kur u zbulua për herë të parë në vitet ’40.  Gjatë këtyre 60 vjetëve prodhim, rreth 14 milion ton i këtij minerali të veçantë dhe shumë të kërkuar në botë, i cili përdoret për realizimin e celikut të pandryshkshëm është nxjerrë pikërisht nga kjo zonë.

Fillimisht 16 minatorë u futën në grevë urie por më pas një prej tyre u dërgua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›