E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Policise, 216 emrat fitues

Autori i Lajmit: red.
Policia e shtetit publikon listen e kandidateve per “Patrullat e Pergjitheshme” te cilet kane kaluar fazen e pare te konkursit. Plot 216 konkurente kane mundur te kualifikohen ne testin me shkrim dhe kane fituar te drejten per te hyre ne ate fizik. Piket maksimale te marra ne tesin me shkrim ishin 82, ndersa kandidati i fundit qe ka mundur te kaloje kete faze ka marre 60 pike. Por gjate testit me shkrim ka pasur nje numer te konsiderueshem konkurentesh qe nuk kane marre asnje pike. Keta ta fundit e pohojne se kane arritur nje rezultat te tille pasi testet korrigjohen me skaner dhe per cdo gabim pakujdesie mund te skualifikohen.
Konkursi
Testi me shkrim eshte zhvilluar dje ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve. Burime zyratare nga Policia e Shtetit bejne te ditur se ne testimin me shkrim konkurrentet garuan per te ndjekur Shkollen Baze te Policise. Mesohet se ne testimin me shkrim moren pjese 1.034 nga kandidatet qe kishin aplikuar ne te gjithe vendin. Ndersa pas perfundimit te testimit me shkrim, nisur nga piket e grumbulluara u kualifikuan firtes per kete faze te konkurrimit 216 nga kandidatet qe kane aplikuar.
Perzgjedhja
Testimi me shkrim eshte faza e pare e perzgjedhjes se kandidateve qe do te ndjekin kursin per Patrullen e Pergjithshme. Rezultatet e testimit me shkrim u nxorren ne prani te kandidateve pjesemarres dhe korrigjimi i tyre u be me skaner. Listat ne rezultatet perfundimtare te testimit do te afishohen ne vende te dukshme prane pallatit te Kongreseve. Kandidatet qe kane grumbulluar mbi 60 pike konsiderohen fitues dhe do tu nenshtrohen fazave te tjera te perzgjedhjes. Nga datat 12 – 15 gushtfituesit e testimitme shkrim do ti nenshtrohen testimit fizik i cili do te zhvillohet ne Akademine e Policise “Arben Zylyftari”.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›