E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në fshatin Kash të Ballshit

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kash në Ballsh, duke shkaktuar dëme në banesa dhe duke rrezikuar të tjera pranë vatrës së flakëve.

Sipas medieve, deri në këto momente raportohet për dy banesa të djegura, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive, të favorizuara edhe nga kushtet e motit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të tjera nga flakët.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›